Terrenet e rënduara të fushave të futbollit në Shqipëri janë bërë objekt talljeje. Faqja shumë e njohur e futbollit “433” ka publikuar një video nga ndeshja Përmeti-Labëria, me fushën që ngjan më shumë si një pishinë se sa një terren ku luhet loja.
Ironia është në përshkrimin e videos ku “433” thotë se ‘fusha është e mrekullueshme, le të luajmë”. Vlen të përmenden edhe komentet negative ku ngrihen edhe pyetja të tila si ‘përse është luajtur ndeshja?’
Komento