Shtatë administratorë të lokaleve në përreth stadiumit “Arena Kombëtare” në Tiranë, po hetohen në gjendje të lirë për veprën penale “Pushtimi i tokës”, pasi siç njofton Policia e Tiranës, kishin zënë hapësirat publike.
Në një aksion të ndërmarrë pasditen e së mërkurës e që përfundoi vonë në mbrëmje, forcat e Inspektorati Mbrojtjes së Territorit hoqën dhe sekuestruan rreth 330 objekte që ishin vënë pa autorizim në trotuar e vendkalime këmbësorësh. Tavolina, karrige dhe çadra që shërben për aktivitetin e 7 lokaleve përreth stadiumit.
Gjithashtu, nisi hetim në gjendje të lirë edhe për një 40 vjeçar, punonjës në njërin prej lokaleve, pasi kundërshtoi punonjësit e IMT-së.
Edhe Bashkia e Lezhës nisi kontrollet në terren për të identifikuar hapësirat e zaptuara publike. Inspektorati Vendor i Mbrojtjes së Territori ka nisur fillimisht një fushatë sensibilizuese në qytet dhe në zonën bregdetare të Shëngjinit duke lënë 5 ditë kohë për prishje vullnetare të objekteve pa leje.
Në të kundërt ndërhyrja do të kryhet nga strukturat e IVMT dhe do të shoqërohet me masa administrative.
Edhe në Sarandë u shemb një kioskë që kishte zgjeruar hapësirën e aktivitetit duke u kthyer në fast food.
Ndërhyrjet përfshijnë shembjen e strukturave pa leje, largimin e tavolinave, tendave apo kioskave të vendosura jashtë kushteve të lejuara, si dhe pastrimin e çdo pengese që kufizon lëvizjen e lirë të qytetarëve në trotuare apo hapësira të tjera publike.
Pas aksionit pasditen e së mërkurës për lirimin e hapësirave publike në sheshin përpara stadiumit “Air Albania” në Tiranë, policia njofton sot se ka vënë nën hetim 7 administratorët e lokaleve.
Gjatë aksionit u sekuestruan rreth 330 objekte që përdoreshin nga lokalet dhe ishin vendosur pa autorizim në hapësirat e përbashkëta përreth stadiumit.
Ndërsa një 40-vjeçar, punonjës në një nga lokalet, është proceduar në gjendje të lirë pasi kundërshtoi heqjen e çadrave.
Policia thotë se trotuaret për këmbësorët ishin zënë me tavolina, karrige e objekte të tjera për llogari 7 lokaleve në territorin përreth stadiumit “Air Albania”.
Për 7 administratorët e lokaleve (A. S., N. R., Xh. B., M. S., K. M., L. L. dhe B. K) nisi hetimi për veprën penale pushtim i tokës.
Bizneseve në zonë u ishte lënë afat për t’i hequr vetë çadrat dhe tavolinat, por kjo gjë nuk ndodhi, duke detyruar IMT-në, Policinë Bashkiake dhe Policinë e Shtetit të ndërmerrnin aksionin për largimin e tyre.
Në të gjithë Shqipërinë ka nisur aksion për lirimin e hapësirave publike të zaptuara pa leje.
Njoftimi i Policisë Tiranë:
Procedohen penalisht 7 administratorët e lokaleve që kishin zënë hapësirat.
Hiqen dhe sekuestrohen rreth 330 objekte që iu shërbenin këtyre aktiviteteve ekonomike dhe ishin vënë pa autorizim.
Procedohet penalisht dhe një 40-vjeçar që kundërshtoi punonjësit e IMT-së, gjatë veprimeve për lirimin e hapësirave.
Në vijim të monitorimin intensiv në terren dhe verifikimeve që po kryhen me objektiva: konstatimin e rasteve të zënies së kundërligjshme të hapësirave publike, nxjerrjen e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore dhe lirimin e këtyre hapësirave, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Bashkiake dhe ato të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, konstatuan se hapësira publike përreth stadiumit “Arena Kombëtare” ishin zënë në kundërshtim me ligjin.
Hapësirat (trotuare dhe vendkalime këmbësorësh) ishin zënë me tavolina, ulëse dhe çadra, për llogari të 7 lokaleve përreth stadiumit.
Në lidhje me këto raste u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për administratorët e subjekteve, shtetasit: A. S., N. R., Xh. B., M. S., K. M., L. L. dhe B. K., për veprën penale “Pushtimi i tokës”.
Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. P., 40 vjeç, punonjës në njërin prej lokaleve, pasi kundërshtoi punonjësit e IMT-së, gjatë kryerjes së detyrës.
Kontrollet dhe verifikimet vijojnë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të metëjshme.
Policia e Sarandës ka vijuar edhe këtë të enjte aksionin për lirimin e hapësirave publike.
Inspektoriati Vendor i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me policinë bashkiake kanë nisur operacionin për prishjen e një kioske në qytetin bregdetar.
Raportohet se pronarët e saj kishin zgjeruar hapësirën e aktivitetit duke u kthyer në Fast Food.
Kujtojmë se kontrollet në terren për lirimin e hapësirave publike në të gjithë vendin nisën pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama, që të gjithë bizneset që kanë zënë hapësirat publike, duhet t'i lirojnë ato vullnetarisht ose do të ndërhyjë shteti.
Zbatimi i urdhrit të Kryeministrit Edi Rama për lirimin e hapësirave publike ka vënë në lëvizje edhe Bashkinë e Lezhës.
Prej tre ditësh, Inspektorati Vendor i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me strukturat e tjera, ka nisur një fushatë sensibilizuese dhe kontrolluese në qytetin e Lezhës dhe në zonën bregdetare të Shëngjinit.
Nga inspektimet në terren, rezulton se pjesa më e madhe e objekteve janë kryer në vitet e shkuara dhe disa kanë dokumentacion të rregullt, por janë konstatuar edhe ndërhyrje pa leje.
Për këto raste, është vendosur një afat 5-ditor për prishje vullnetare, në të kundërt ndërhyrja do të kryhet nga strukturat e Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit dhe do të shoqërohet me masa administrative.
Ky aksion është pjesë e një plani më të gjerë për rikthimin e rendit urban dhe përdorimin e hapësirave publike në funksion të qytetarëve dhe turistëve, veçanërisht gjatë sezonit turistik, ku nevoja për qarkullim të lirë dhe mjedise të pastra është edhe më emergjente.
Ndërhyrjet do të përfshijnë shembjen e strukturave pa leje, largimin e tavolinave, tendave apo kioskave të vendosura jashtë kushteve të lejuara, si dhe pastrimin e çdo pengese që kufizon lëvizjen e lirë të qytetarëve në trotuare apo hapësira të tjera publike.
Komente
