Projekt i Bashkisë Lezhë për prishjen e stadiumit Besëlidhja dhe kthimin në parking nëntokësor dhe mjedis atraktiv për qytetaret, solli debate mes opozitës dhe kryebashkikut Pjerin Ndreu në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.
Përfaqësuesja e Partisë Demokratike Alfrida Marku tha se është një vendim i pakonsultuar me qytetaret e grupet e interesit, duke akuzuar bashkinë për betonizimim të qytetit. Ajo kërkoj revokim të vendimit për prishjen e stadiumit Besëlidhja.
“Vendimi i miratuar në këshillin bashkiak të kaluar është i pakonsultuar me grupet e interesit. 20 mijë metra katror beton, z. Ndreu nuk janë prioritet për qytetin. Parkimi është I domosdoshëm në qytet, port ë ndërtohet diku tjeter, jo në vendin ku ndodhet stadiumi”. Kërkoj revokimin e vendimit, dhe kthimit për shqyrtim në këtë këshill”.
Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu tha se ka një projekt që është dakordësuar edhe me qeverinë, por ende nuk ka një vendim për prishjen e stadiumit.
“Një ndër idetë që kemi ne është heqja e stadiumit nga aty dhe ndërtimi i një qendër multifunksionale. Kjo është në kundër të diskutimeve, ne s’kemi marrë ende një vendim. Problemi ynë më i madh sot është parkimi. Aty nëse do ndërtohet parkimi aty do zgjidhte shumë probleme, megjithatë është vetëm një projekt, ende nuk është marrë vendimi”, tha Ndreu.
Projekti i Bashkisë Lezhë parashikon shembjen e stadiumit për ta kthyer këtë zonë në një mjedis atraktiv për qytetaret, ndërsa impiantet sportive përfshire dhe stadiumin e ri do të ndërtohen në një zonë periferike.
Shume mire ka menua Bashkija e Lezhes. 99 % e Lezhjaneve e miratojne projektin. Stadiumin e ndertojme ma modern ne periferi.
Përgjigjuruaji stadiumet o pjerin,,,mos u bej si edi rama qe i beri pallate te gjithe fushat e sportit ne tirane,,i rente damllaja ishallah...
Përgjigju