Stadiumi i ri

Stadiumi i Fushë-Krujës licencohet për Superioren, Kastrioti-Skënderbeu inauguron impiantin e ri

24 Gusht 2018, 17:01| Përditesimi: 24 Gusht 2018, 17:04

  • Share

Komisioni i Licencimit të Klubeve të Futbollit, me kuorumin e domosdoshëm në përputhje me Rregulloren,  ka licencuar stadiumin “Redi Maloku” të Fushë-Krujës, për të zhvilluar në këtë stadium ndeshje të kategorisë Superiore, për sezonin 2018-2019.

Pas shqyrtimit të informacionit paraqitur nga Sektori i Licencimit, shoqëruar me dokumentet dhe evidencat përkatëse foto dhe video, Komisioni aprovoi kërkesën dhe tani Superiores i shtohet edhe një tjetër stadium.

Në këtë impiant do të luajë ekipi i Kastriotit të Krujës dhe Iliria vendase. Stadiumi i Krujës është në rikonstruksion. Ky stadium inaugurohet me ndeshjen Kastrioti-Skënderbeu, ditën e diel.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?