Përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe të bashkisë Vorë kanë inspektuar sot punimet për stadiumin e ri, i cili po ndërtohet rishtazi, ndërsa do ketë edhe një fushë të re stërvitore që do përdorët nga akademia e Vorës. Ilir Shulku, sekretari i FSHF-së si dhe Blerim Shera, kryetar i bashkisë Vorë, janë shumë optimist se ky investim do motivojë shumë të rinj që të merren me futboll.
“Jemi në stadiumin e Vorës bashkë me kryetarin e Bashkisë së Vorës, në fazën finale të përfundimit të punimeve për të përmbushur investimin në këtë kompleks. Kemi investuar së bashku, Federata Shqiptare e Futbollit dhe Bashkia e Vorës, për zhvillimin e infrastrukturës në këtë qytet. Do të jenë dy fusha. Fusha e stadiumit dhe vetë stadiumi do të jetë në kushte optimale. Besoj se ky investim do ta gjallërojë shumë jetën sportive në qytetin e Vorës dhe gjithashtu edhe fëmijët e këtij qyteti do të kenë mundësi të argëtohen dhe të kenë mundësi të merren me sport,”-u shpreh Ilir Shulku.
Kryetari Blerim Shera gjithashtu nënvizoi prioritetin e Bashkisë së tij, për të pasur gjithmonë e më shumë të rinj që merren më futboll. “Jemi sot në ambientet e stadiumit të ri të Vorës. Këtu po bëhet një investim së bashku me Federatën Shqiptare të Futbollit. Sapo e kemi kanalizuar këtë marrëveshje, e kemi kaluar në Këshillin Bashkiak në Bashkinë e Vorës. Ky do jetë një stadium modern dhe do të jetë një frymëmarrje për të gjithë banorët e qytetit që të aktivizohen sa më shumë të rinj dhe të përfshihen në sport, për të pasur një jetë sa më të shëndetshme për të gjithë komunitetin dhe qytetarët e Vorës.
Pritet sigurisht të ketë një impakt social dhe ekonomik. Përveç stadiumit që kemi përfshirë në këtë projekt së bashku me FSHF-në, kemi edhe një fushë tjetër, që do të përdoret për stërvitje dhe do t’i shërbejë Akademisë për të nxitur sa më shumë të rinj që të përfshihen në sport,”- përfundoi Shera.
U kput ne bythe FSHF me ket investim,ne 2022 e nuk ban me ndricim stadiumet e superliges kur lekt i japin FIFA dhe UEFA e kta i vjedhin,edhe ata tolerant mos me i njek fondet qe japin e me ju kerku llogari ktyne pushtave!
Përgjigju