Sport

Stadiumi i ri 'Selman Stërmasi' me 5 kulla, presidenti i Tiranës: Shumë nuk donin, por unë jam pjesë e tij! Detajet e kontratës së klubit me bashkinë

9 Prill, 12:45| Përditesimi: 9 Prill, 13:13

  • Share

Projekti i studiove arkitekturore holandeze, të kryesuar nga kompania OMA, që ka ndërtuar edhe stadiumin e Feyenoordit në Holandë, është shpallur fitues për ndërtimin e stadiumit Selman Stërmasi në kryeqytet, si dhe gjithë zonës para tij. Kostot do mbulohen nga kompanitë zbatuese, që do të ndërtojnë edhe 5 kulla. Dy sipër stadiumit, me nga 80 dhe 50 metra gjatësi secila, një përbri që do jetë më e gjata me 105 metra dhe dy të tjera në zonën e aneksit të stadiumit. Sipërfaqja totale e zonës shkon 110 mijë metra katrorë, ndërsa është parashikuar edhe parkim nëntoksor me kate.

“Është një gëzim shumë i madh që kryeministri i shtetit shqiptar miraton ndërtimin e një stadium sepse kryeqytetit i shtohet një impant i ri,”-u shpreh Refik Halili, president i Tiranës.

Report TV ka mësuar se stadiumi deri pak kohë më parë ishte në pronësi të bashkisë së Tiranës, por me Vendim të Këshillit të Ministrave i ka kaluar Koorporatës së Investimeve Shqiptare. Në 2014 klubi i Tiranës ka nënshkruar një kontratë përdorimi për 18 vite, që skadon në 2032, ndërsa aktualisht kanë mbetur edhe 7 vite nga kjo kontratë.

“Unë jam pjesë e brendshme e stadiumit. E di që nuk i intereson në përgjithësi shumë njerëzve, për atë stadium ndoshta është bërë edhe gjithë kjo zullumahi e madhe që nuk ka pushuar. Unë jam pjesë e këtij stadium dhe jam i bindur që do të ecim para. Klubi do shkojë na maja shumë të larta vitet e ardhshme,”-tha Refik Halili, president i Tiranës.

Stadiumi i ri do të jetë i kategorisë 4 të UEFA-s, në formë katrore me një kapacitet prej 14 mijë vendesh. Qëllimi i ndërtimit të tij përveç pjesës sportive është rijetëzimi i zonës, që do jetë i aksesueshëm 24/7 dhe do të përdoret edhe për koncerte apo evente të tjera.

Ne.k./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 10/04/2025 04:20

    Prandaj do perfundoje /Tirana/ ne Kategorine e Pare,e zuri mallkimi i te zotit te vertete te stadiumit /Dinamos/.Dhe sa per ato kullat,Rama te mos i ndertoje aty,i vetmi vend qe ka shpetuar nga kullat, t'i ndertoje ne Surel te sarajet e tij qe t'i kete cdo dite para surratit kur te zgjohet e te provoje se si jetohet cdo dite me kullat qe te zene frymen,qiellin e Diellin.Surrati i tij,ne kohen e Xhaxhit,as deri ne Selite nuk do te pranonte te jetonte,se i dukej vetja /qelibar/ per te jetuar aty,tani e ka syrgjynosur veten deri ne Surel,se prape i duket vetja /qelibar/,por jo per kullat,betonin,pluhurin e trafikun e Tiranes,tani ajeri i Surrelit eshte i vlefshem per te.Kullat e betonin ua ka lene tiranasve.

    Përgjigju
  • Loku: 09/04/2025 15:29

    Ç’lidhje kan kta tir0nca 2001-shi me kyt stadium kur i përket Dinamos?!

    Përgjigju
  • tani: 09/04/2025 14:17

    stadiumi te mos kete kulla,,,,dhe te ruhet aneksi i dinamos ,,,te rregullohet dhe ajo fushe dhe te perdoret nga ekipet...kullat edi rama ti beje tek bulevardi i ri dhe te vazhdoje ne drejtim te krujes,,, tirana po mbytet,,,nuk po marrim dot fryme nga kullat e hajdutit 2m....

    Përgjigju
  • Tironci: 09/04/2025 13:37

    ÇO KY STADIUM 14 MIJË VENÇ..... CA O KJO SKUADËR VOLEJBOLLI.....HAHAHAH

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?