Foto ilustruese

Stafi i 15 kopshteve dhe çerdheve në Berat bëjnë testin e shpejtë

13 Janar 2021, 20:30| Përditesimi: 13 Janar 2021, 21:53

  • Share

Drejtoria e Shëndetit Publik në Berat ka kryer depistimin në të gjitha kopshtet dhe çerdhet e qarkut të Beratit. I gjithë stafi i 15 kopshteve dhe çerdheve në qytetin e Beratit ka përfunduar sot testimin për COVID-19.

Testimi i 110 edukatoreve është kryer nëpërmjet testeve të shpejta dhe përgjigjia e testimeve ka përfunduar në 30-minuta. Përveç edukatoreve,testimit i janë nështruar edhe sanitaret,kuzhinieret dhe punonjësit e administratës në këto institucione arsimore.

Depistimi i kryer në kopshte dhe çerdhe,ku të gjitha testet kanë rezultuar "negativë" kishte si qëllim sigurimin e shëndetit të fëmijëve nga 1-6 vjeç,që kanë filluar prej dy-javësh frekuentimin e këtyre institucioneve.

Identifikimi dhe gjurmimi i rasteve pozitive përmes testit të shpejtë të antigenit,cilësohet nga mjekët epidemiologë në Berat si një mekanizëm mjaft efikas për menaxhimin e pandemisë. Sipas mjekëve,nëpërmjet testit të shpejtë mundësohet edhe kryerja në kohë reale e hetimit epidemiologjik të rasteve të evidentuara.

Burimet zyrtare pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik Berat bëjnë me dije se,në ditët në vijim do të kryhet depistimi i plotë edhe në të gjitha shkollat 9-vjeçare dhe të mesme,për të vijuar më pas me institucionet vendore.

Komento

Komente

  • $$$$$$$: 13/01/2021 21:45

    Artikulli thot per vaksinen e covidit ,leximi posht thot per testimin hahaha paskan pir raki qenkan ber tap gazetaret..haha

    Përgjigju
  • Vjosa: 13/01/2021 20:51

    Pasi bene vaksinen anticovid keto edukatoret u nisen per ne hene

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?