Irena Gjoka dhe shkrimi në media greke

'Stafi i gazetës është fshehur', gazetari zbardh detajet: Kush e pagoi sulmin ndaj gjyqtares Gjoka

15 Mars, 09:31| Përditesimi: 15 Mars, 09:55

  • Share

Shkrimi në median greke ku gjyqtarja e GJKKO, Irena Gjoka akuzohej se ishte dënuar nga shteti fqinj për falsifikim dokumentesh, mund të jetë paguar nga politikanë në Tiranë.

Kështu u shpreh gazetari i Top Channel në Athinë, Artur Bibe. Duke mos përmendur emra konkretë, gazetari nënkuptoi se bëhet fjalë për ish-kryeministrin Sali Berisha i cili e kandidoi Belerin për bashkinë e Himarës.

“Nuk është Beleri që e ka nxjerrë këtë artikull. Lajmi ka ardhur nga Tirana, është investuar nga persona, çështjet e të cilëve i gjykon Gjoka. Nuk do doja të thoja emër konkret, por do thoja janë ata që kanë futur në kurth marrëdhëniet shqiptaro-greke që nga emërimi i zotit Beleri në krye të koalicionit, në vazhdim të tjerë që i mbështesin këto politika ekstremiste.  Janë ata që dikur e akuzuan Belerin se kishte vrarë njerëz në Peshkëpi”– u shpreh gazetari.

Më tej Bibe theksoi se nuk ka asnjë përgjigje nga stafi i gazetës “Ta Nea” që publikoi shkrimin disa ditë para se gjyqtarja e GJKKO të merrte vendimin për kërkesën e Berishës për lirimin nga arresti shtëpiak që i është caktuar në kuadër të hetimeve për aferën e privatizimit të kompleksit ‘Partizani’.

“Janë fshehur dhe nuk përgjigjen. Komunikova sërish, nuk kanë asnjë moment, donin të mbronin burimin e informacionin, që natyrisht është e drejta e tyre. Më thanë se do më telefononin dhe sot pas 7 ditësh nuk ka asnjë informacion”– tha Bibe.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Balo Bënça: 07/05/2024 20:27

    Nuk ka vendim gjyqi kundër Irenës,kështu;? Kontrolluat regjistrat me duar ë.o gënjeshtar!? Ore të jem si greku unë të q* farën e të shporr andej o maskara gënjeshtar Të fshihet stafi ty !? Po tani o copë muti ,çfarë ke të thuash!??

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?