Bota

Stafi i Raisit i kërkoi gazetares të vendosë shami, CNN anulon intervistën me presidentin e Iranit

23 Shtator 2022, 18:27| Përditesimi: 23 Shtator 2022, 18:38

  • Share

“Ne jemi në Nju Jork, ku nuk ka ligj apo traditë sa u përket mbulesave në kokë”. Më këtë shënim në Twitter, Christiane Amanpour, gazetare e hershme rrjetit televiziv amerikan, CNN, anuloi një intervistë me presidentin e Iranit, Ebrahim Raisi, pasi stafi i tij kërkoi që ajo të vendosë një shami në kokë. Bashë me ekipin ajo u largua nga vendi ku do të mbahej intervista, duke e cilësuar  kushtin “të pashembullt dhe të papritur”. Pas shënimit, ajo postoi një fotografi, pa shami dhe e vetme në dhomën ku do të duhej të mbahej intervista.

Vdekja e një gruaje të re kur u ndalua nga policia e moralit sepse nuk kishte vëndosur shaminë mirë në kokë,  ka nxitur protesta dhe zemërim.

Mahsa Amini, 22-vjeçare, dyshohet se u godit me pajisje të forta, ndonëse policia e ka mohuar.

Protestat që nisen prej një jave janë përhapur në 80 vende të tjera të  Republikës Islamike ndërsa 17 persona janë vrarë. Intervista me Raisin do të ishte e para në tokën amerikane, në kuadër të vizitës së tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

D.GJ/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?