Foto nga SUT

Shëndeti

Stafi i Spitalit Universitar të Traumës bëhet pjesë e nismës 'Nga Unë tek Ti, një dhuratë për jetën', dhuron gjak për pacientët

3 Prill 2020, 14:42| Përditesimi: 3 Prill 2020, 14:45

  • Share

Stafi i Spitalit Universitar të Traumës është bërë pjesë e një inciative humanitare të dhurimit të gjakut të quajtur “Nga Unë tek Ti, një dhuratë për jetën”.

Ata kanë kontribuar në zgjidhjen e problemeve shëndetësore që hasin pacientë të ndryshëm, jeta e të cilëve, varet nga gjaku i dhuruar nga të tjerët.

Inciativën humanitare nuk e ka ndaluar të realizohet as pandemia e shkaktuar nga COVID-19.

“Stafi i SUT në këtë kohë u bë pjesë e një iniciative humanitare “Nga Unë tek Ti, një dhuratë për jetën”, dhurim të gjakut me formë vullnetare duke kontribuar kështu në zgjidhjen e problemeve shëndetësore që hasin pacientë të ndryshëm, jeta e të cilëve, varet nga gjaku i dhuruar”, postimi nga faqja e SUT.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?