Stafi organizoi superfestën në lokal pa ftuar pronarin, si e zbuloi ai ‘harbimin’ e punonjësve në Britani?!

24 Dhjetor 2021, 09:43| Përditesimi: 24 Dhjetor 2021, 09:44

  • Share

BRTIANI E MADHE- Stafi i një lokali në Bolton vendosi të bëjë një festë sekrete për fundvit, por pa ftuar pronarin!

Me kapuça babagjyshi në kokë, muzikë dhe alkool, ata kanë festuar, vetëm se harruan një detaji fare të vogël...kamerat e sigurisë së lokalit!

Pikërisht për këtë arsye, pronari i cili siç tha se i kontrollon shpesh kamerat zbuloi festën e “çmendur” të punonjësve të tij, në të cilën edhe nuk ishte i ftuar.  

 “ Unë shpesh kontrolloj kamerën e sigurisë sepse shikoj si shkojnë gjërat. E bëj për sigurinë e të gjithëve. I pashë të mbledhur, të veshur me kapuçin e babagjyshit të vitit të ri, duke zbukuruar tavolinat dhe duke shkëmbyer dhurata. Më pas një nga muzikantët e lokalit nisi të luante muzikë”, tha ai.

Në një moment, grupi festiv zbuloi se kishin harruar kamerat dhe vendosën t’i mbulojnë me kapuçat e babagjyshit, por përpara kësaj ata nuk harruan të “përshëndesnin” shefin.

“Ishte pak e pafytyrë, por nuk e kisha problem. Doja që ata të mos pini8n shumë, do të kishin një javë të gjatë përpara”, tha pronari për mediat lokale.

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?