Kronikë

Stani i drogës në Kashnjet, Prokuroria mbyll hetimet dhe çon dosjen për gjykim, të pandehur vëllai i deputetit të PS dhe 2 të tjerë

19 Qershor, 11:13| Përditesimi: 19 Qershor, 12:56

  • Share

LEZHË Prokuroria e Lezhës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim çështjen penale nr. 332 të vitit 2024, në lidhje me kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Kashnjetit, ku janë marrë të pandehur 3 përsona.

Ata janë Armando Ndreca, vëllai i deputetit socialist Eduart Ndreca, Armel Nikdukaj dhe Elvis Shpellzaj, ndaj të cilëve janë ngritur akuzat “prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “kultivimi i bimëve narkotike” dhe “vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike".

Seanca paraprake gjyqësore do të zhvillohet në ditët në vijim nga gjyqtari Lirim Bulica, i cili do të vendosë për kërkesen e Prokurorisë.

Sipas dosjes hetimore të prokurorisë, 3 përsonat në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin përshtatur një stan për kultivimin e drogës, ku nga ky ambient u sekuestruan 2973 bimë narkotike (disa prej tyre fidanë të gatshëm për t’u kultivuar në tokë), një sasi lënde narkotike cannabis sativa, 50 llamba, pajisje ventilimi, sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale dhe 3 celularë.

Goditja e ketij rasti të kultivimit të bimëve narkotike erdhi pas informacioneve të siguara në rrugë operative nga policia, nën drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, që kryen dhe operacionin.

A.Q/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD ankohet në Strasburg për zgjedhjet e 11 majit dhe SPAK, si e vlerësoni?