Kryeministri Albin Kurti ka reaguar për fillimin e shërbimeve të Starlink në Kosovë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Kurti e cilësoi këtë gjë si një hap të rëndësishëm drejt avancimit të infrastrukturës dixhitale dhe përmirësimit të qasjes në internet për të gjithë qytetarët.
”Starlink tash edhe në Kosovë.
Pas lëshimit të autorizimit nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Starlink ka filluar shërbimet satelitore të qasjes në internet edhe në Kosovë.
Ky është një hap i rëndësishëm në avancimin e infrastrukturës digjitale në vend dhe ofron mundësi të shumta për qasjen në internet në çdo lokacion e cep të territorit të Republikës së Kosovës.
Starlink është dëshmuar jashtëzakonisht i rëndësishëm në mundësimin e komunikimit kritik gjatë fatkeqësive natyrore ose rasteve të tjera të emergjencave kombëtare”, shkroi Albin Kurti në Facebook.
Lajmin për aksesin e Starlink në Kosovë, e bëri me dije manjati Elon Musk me anë të një postimi në X.
Komente
