Nën presionin e Partisë së tij Laburiste, Kryeministri Britanik Keir Starmer po përgatitet të shpallë planin e tij për njohjen e Shtetit të Palestinës këtë javë, sipas Daily Telegraph. Sipas gazetës, njohja do të kushtëzohet nga një armëpushim dhe potencialisht nga kthimi i pengjeve që mbahen ende nga grupi palestinez. Ende nuk është e qartë nëse njoftimi do të bëhet në një fjalim apo në një konferencë për shtyp. Britania thuhet se po shqyrton njohjen e shtetit palestinez "më aktivisht", edhe sipas dy burimeve qeveritare të New York Times, pikërisht kur kabineti - i thirrur nga pushimet nga Kryeministri Keir Starmer - do takohet sot për të diskutuar situatën në Gaza. Ditët e fundit, pas njoftimit të Presidentit Francez Emmanuel Macron, kryeministri kishte minimizuar mundësinë e ndjekjes së Parisit, duke deklaruar se njohja duhet të jetë pjesë e "një plani më të gjerë që çon në një zgjidhje me dy shtete dhe siguri të qëndrueshme për palestinezët dhe izraelitët".
Lajmi kryesor:
Në Gaza thuajse 60 mijë të vrarë, Netanyahu ka gati plan aneksimi nëse Hamas nuk pranon armëpushimin!
A.I/ReportTv.al