Politikë

Starmer në Tiranë: Do të punojmë së bashku për prodhimin dhe shitjen e automjeteve ushtarake

15 Maj, 12:52| Përditesimi: 15 Maj, 13:41

  • Share

Në konferencën për shtyp që mbajti me kryeministrin Edi Rama, Keir Starmer theksoi se do të bashkëpunojnë për të prodhuar dhe shitur automjete ushtarake.

Kryeministri britanik Keir Starmer në konferencën për shtyp me Edi Ramën, tha se do të punojnë së bashku për të prodhuar dhe shitur automjetet ushtarake. Teksa përmendi sigurinë e kontinentit, Starmer vlerësoi edhe qëndrimin dhe partneritetin e Shqipërisë teksa shtoi se ka treguar lidership në botë.

“Mund të shprehem edhe për deklaratën tonë të përbashkët për bashkëpunimin për bashkëpunimin në sektorin e mbrojtjes. Do të punojmë së bashku për prodhimin dhe shitjen e automjeteve ushtarake. Deklaratë e qëllimit sepse dëshirojmë të fuqizojmë sigurinë kombëtare, novacionin dhe rritjen ekonomike të vendeve. Ky është moment që shtetet evropiane duhet të rrinë së bashku, të bëjmë qëndresë ndaj agresionit rus. Do të vizitoj trupat shqiptare dhe të Mbretërisë së Bashkuar që po punojnë së bashku për të mbrojtur lirinë tonë dhe aho që po bëjmë për Ukrainën është dëshmi e qartë e asaj që ne po punojmë në formë kaq efikase. Është mbrojtja e Ukrainës që do të udhëheqim. Ju jam shumë mirënjohës juve dhe Shqipërisë për këtë partneritet që keni treguar në këtë betejë tonën duke treguar lidership në të gjithë botën. Nesër do të mirëprisni samitin, të gjithë udhëheqësit që do të vijnë natyrisht duke u fokusuar te siguria evropiane. Në këtë moment kritik, përçojmë mesazh të qartë që Evropa është e bashkuar, jemi të fortë jashtë nesh dhe të sigurt brenda shtëpitë tona.”, tha Starmer.


Lajmi kryesor:

Starmer nga Tirana: Do prodhojmë bashkë mjete ushtarake! Rama: U ul numri i emigrantëve të paligjshëm, mit që shqiptarët janë problem për Britaninë (FOTO+VIDEO)


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Besoni se qeveria Rama 4 do të përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?