Starova analizon derbin: Diferencë në klasifikim, jo në kualitet

30 Nëntor 2018, 14:33| Përditesimi: 30 Nëntor 2018, 14:49

  • Share

Mbrëmja e sotme në kryeqytet nuk do të jetë e zakonshme pasi në “Selman Stërmasi” do të luhet derbi mes Partizanit dhe Tiranës. Një ndeshje e shumëpritur ku dy skuadrat vijnë jo pa probleme, pavarësisht se Partizani renditet në vendin e parë. Tirana ndërkohë ka nevojë urgjente për pikë pasi rrezikon të zbresë në dy vendet e fundit që bien nga kategoria. Gjithsesi për një legjendë të ‘kuqe’ si Sulejman Starova, i cili ka qenë trajner i të dy skuadrave, këto detaje janë të parëndësishme në një ndeshje të tillë.

Derbi ka treguar që këto pozita të ndryshme nuk kanë ndikuar në rezultat. Kjo e bën edhe më interesante takimin sepse diferencat në klasifikim janë shumë të mëdha, por ndryshe qëndron situata sa I përket kualitetit të lojtarëve.

Sulejman Starova, ish-trajner i dy ekipeve

 

Ndërkohë trajneri i Tiranës, Ardian Mema, shpreson që këtë herë protagonistës kryesorë të mos jenë tifozët, por lojtarët në fushën e lojës.

Që kur kam lënë futbollin, tifozët kanë dhënë spektakël dhe ne nuk e kemi shijuar. Më shumë ka pasur spektakël në shkallë. Ata kanë luajtur më mirë se lojtarët, shpresojmë që spektakli të jetë në fushë.

Ardian Mema, trajner i Tiranës

Tirana nuk njeh fitore ndaj Partizanit që prej 14 ndeshjesh, ndërkohë që derbi I parë I këtij sezoni përfundoi 0-1 në favor të Partizanit.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?