Sport

Starova analizon Kombëtaren: Nuk ka sulm nga jashtë, Panucci t’i ndjek lojtarët e Superiores nga afër

10 Tetor 2018, 14:48| Përditesimi: 10 Tetor 2018, 16:06

  • Share

Në prag të dy ndeshjeve të Kombëtares së futbollit kundër Jordanisë dhe Izrealit, ish-trajneri i Partizanit dhe shumë skuadrave të tjera, Sulejman Starova, në një intervistë për “Report TV” ka komentuar disa prej çështjeve që prekin përfaqësuesen brenda dhe jashtë fushë.

Starova fillimisht nuk është dakord se ndaj Panucci-t, ashtu siç pretendon vetë italiani dhe Armando Duka, ka një sulm të orkestruar. 

Nëqoftëse edhe Duka thotë se kundër trajnerit ka një sulm nga jashtë, unë mendoj se nuk gjë të vërtetë. Rreziku I trajnerit është punëdhënësi, trajneri është punëmarrësi, kur punëdhënësi është me një mendje me punëmarrësin, atëherë nuk mendoj se ka ndonjë problem.

Sulejman Starova

Sa i takon mungesës së lojtarëve nga kampionati vendas në listën me futbollistët e grumbulluar në Kombëtare Starova u shpreh se problem i Panucci-t është se nuk I ndjek nga afër këta lojtarë.

Si Panucci, por edhe trajnerët e tjerë, ashtu si edhe De Biazi, i kushtojnë pak vëmendje kampionatit tonë. Duhet ta bëjnë me fakte dhe jo me fjalë. Duhet të jetë prezent çdo javë, por kjo nuk mjafton, duhet t’i ndjekin edhe gjatë javës, si stërvitet, si kanë gjendjen.

Sulejman Starova

Starova e mbyll duke thënë se për shkarkimin e Panucci-t është ende herët për të folur pavarësisht se italiani ka më shumë se 1 vit në drejtimin e Kombëtares.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?