Bayern feston trofeun e Superkupës

Sport

Nis La Liga, Barcelona e nis si kampione, 0-3 në Mallorca! City “deklason” Wolves në Angli! Bayern fiton Supërkupën e Beckenbauer-it

17 Gusht, 11:27| Përditesimi: 17 Gusht, 14:25

  • Share

Pas Premier Ligës angleze të premten, edhe La  Liga spanjolle çeli siparin këtë të shtunë duke premtuar një sezon futbollistik plot spektakël.

Kampionët në fuqi të LaLigës, Barcelona, e hapën mbrojtjen e titullit me një fitore 3-0 ndaj Mallorca në transfertë. Që nga fishkëllima e parë blaugranat ishin dmonues dhe mjaftuan 7 minuta për të kaluar në epërsi pas një periudhe presioni të vazhdueshëm. Një krosim fantastik nga Lamine Yamal u shfrytëzua me kokë në shtyllën e dytë nga një Raphinha i pambuluar. Ferran Torres dyfishoi me një gol në trekëndësh, pavarësisht se një lojtar i Mallorcas ishte i shtrirë.

Dy kartonë të kuq njëri pas tjetrit, për Manu Morlanes në minutën e 33-të dhe vetëm gjashtë minuta më vonë me Muriqin, e bënë mision të pamundur për Mallorcan. Ishte Yamal ai që shënoi golin e tretë, pas shumë përpjekjeve të Barcelonës, duke e kurorëzuar paraqitjen e tij si lojtari i ndeshjes.

Me këmbë të mbarë e nisi e Man. City në Premier League, duke fituar 0-4 në transfertë ndaj Wolves. Vendasit e nisën mirë por City kaloi në avantazh dy-golësh në pjesën e parë, me Haaland që hapi rekordin e tij personal duke shtyrë në rrjetë një kros të ulët të Rico Lewis. Brenda pak minutave Tijjani Reijnders, shtoi shpejt golin e dytë me një finalizim të saktë. Wolves treguan karakter në pjesën e dytë, por ishte sërish City që vulosi rezultatin pas rreth një ore lojë, kur Haaland shënoi golin e tij të 10-të  ndaj Wolves, më shumë se ndaj çdo kundërshtari tjetër. Një tjetër lojtar i ri Rayan Cherki të katërtin pas një goditje të bukur në këndin e poshtëm.

Bayern Munich e fitoi në mënyrë kuptimplotë edicionin e parë të Franz Beckenbauer Supercup, të riemërtuar pas kapitenit të tyre legjendar, duke mposhtur Stuttgart me rezultat 2-1, dhe duke e çuar numrin e trofeve të Superkupës në 11 – një rekord historik. Sfida, në një ambient elektrizues në fushën e Stuttgart, u zhbllokua me të zakonshmin Harry Kane.

Pavarësisht përpjekjeve të vendase për shumë minuta, ëndrrat e Stuttgart u shuan kur debutuesi i Bayernit, Luis Díaz, shënoi me kokë pas krosimit të Serge Gnabry, duke vulosur fitoren dhe duke e zgjatur serinë e Bayernit pa humbje në transfertë në ndeshjet vendore në 10 takime radhazi. Stuttgart gjeti vetëm një gol nderi në fund por nuk bëri diferencë.

K.T./G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimi Trump-Putin do të sjellë paqen në Ukrainë?