Politikë

Starton 'Kontrast', në Report Tv me Denis Mingën dhe Lorenc Vangjelin! Duka: Në 25 prill humbi opozita, morëm vendime shumë të gabuara! Gjëja më fisnike që mund të bëjë Berisha, të tërhiqet

5 Nëntor 2021, 13:35| Përditesimi: 5 Nëntor 2021, 21:06

  • Share

TIRANË- "Kontrast" është emisioni më i ri që ka startuar sot në 19:00 në ekranin e Report Tv me gazetarët Denis Minga dhe Lorenc Vangjeli, dhe i pari që tregoi kontrastet e tij në politikë, ishte kreu i Partisë Agrare Ambientaliste (PAA), Agron Duka. I sinqertë, i drejtpërdrejtë dhe i pakursyer në autokritikë, 25 prillin, Duka e ka cilësuar si një humbje të opozitës për pasojat e vendimeve jashtëzakonisht të gabuara, siç i ka cilësuar ai. Djegia e mandateve, braktisja e zgjedhjeve vendore dhe largimi nga tryeza e reformës territoriale, janë për Dukën, disa prej këtyre gabimeve të pafalshme, që i kushtuan shumë opozitës.

Sikur të mos mjaftonte humbja në 25 prill, të gabuar, Duka e cilësoi edhe sjelljen e Lulzim Bashës, përkundrejt aleatëve të tyre, ku jo pak tregon se është suprizuar nga deklarat e tij në Kuvend, kur pjesë të trekëndëshit të së 'keqes', Bermudës, futi edhe Ilir Metën, atë  që e ka pasur "aleat" para 25 prillin. Të gabuar e ka quajtur edhe qëndrimin e kryedemokratit pas zgjedhjeve, ku nuk pranoi humbjen, por gjen alibira të ndryshme.

"Basha mendon që duke mos e pranuar fiton politikisht, nëse do isha në vendin e tij, do bëja një analizë, djegia e mandateve, mos pjesëmarrja në Reformën territoriale dhe në zgjedhjet vendore, i lamë kundërshtarit 60 bashki, se ajo i ngeli pa dashje. Basha mundohet që të gjejë një mënyrë komunikimi me publikun që të vazhdojë sa më gjatë jetën politike, ai të dilte haptas para elektoratit dhe do e vlerësonin më shumë për të gjetur alibi", tha ai.

Që Basha me aleatët nuk ka asnjë marrëdhënie pas 25 prillit, e tregon fakti që ai nuk i ka thirrë në zyrë anjë prej tyre, as për të folur për aksionin opozitar në Kuvend dhe këtë e konfirmon edhe vetë Duka në 'kontrast'.

" Asnjë nga ato vendime që ne morëm nuk patën sukses, asnjë nga këto beteja nuk fituam, në 25 prill humbi opozita, morëm vendime jashtëzakonisht të gabuara.  (...) Nuk jemi takuar që pas zgjedhjeve të 25 prillit, në mënyrë institucionale, përveç kafeve. U suprizuam me trekëndëshin e Bermudës se sa kishim ardhur nga një betejë elektorale të përbashkët, kemi marrëdhënie të ngrira, në të gjithë aksionin opozitar, ato votimet në parlament kemi qenë të pavarur dhe kemi menduar siç kemi menduar vetë, nuk kemi pasur asnjë lloj komunikimi ,e ka 2 arsye, gjendja në të cilën ndodhet PD, që e prekupon më shumë se marrëdhënien që ka me aleatët, ose ka një zë të dytë që nga kjo aleancë nuk kemi përfituar asgjë, se thonë se kryetarët e partive u zunë vendin. Nuk është e vërtetë, nëse do kandidonim më vete, në Durrës do kishim 14  kandidatë dhe  kishim mundësi, por të dalësh vetëm merr vota nga e majta dhe e djathta", tha Duka.

Nuk ka lënë pa komentuar edhe 'Foltoret' e Sali Berishës, ku kreu i PAA-së u rreshtuan në listën e atyre personave që tërheqjen e ish-kryeministrit e cilëson si gjënë më fisnike që mund të bënte.

"Pas 11 dhjetorit, mund të ketë një tërheqje, është fisnikëria më e madhe që mund të bëjë", përfundoi Duka.

"Kontrast" më shumë se një emision synon të jetë një mision për të dëshmuar skajet e të vërtetës. Në “Kontrast” me respekt, qetësi dhe shërbesë për të sjellë te ju të vërtetat relative dhe bashkëjetesën e më shumë se një të vërtetë absolute. "Kontrast" si një hapësirë e veçantë në Report TV do të vijë çdo të hënë dhe të premte ora 18:00-19:00. Në "Kontrast" do të jenë të ftuar çdo javë personazhet me të rëndësishëm të jetës publike në vend për të sjellë pranë jush aktualitetin në të gjitha dimesionet.

 

Emisioni i plotë

Ora 19:43
Do kandidonte për kryebashkiak të Durrësit? Duka e mohon: S'jemi në kohën dhe momentin e duhur

 

Në një rast hipotetik, në rast se do të kishte zgjedhje për kryebashkiak në Durrës, Agron Duka ka deklaruar se nuk do të kandidonte, pasi sipas tij, nuk është koha dhe momenti i duhur.

"S'jam në kohën dhe në momentin e duhur, është betejë shumë e vështirë dhe e rrezikshme", tha ai.

Ora 18:29
'Foltoret'/ Duka në 'Kontrast': Tërheqja e Berishës, gjëja më fisnike që mund të bëjë

 

Në "Kontrast", kreu i PAA-së, Agron Duka është ndalur që të flasë edhe për 'Foltoren' e Sali Berishës. Ai tha se mendon që pas 11 dhjetorit, pra kur është thirrur që të mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD-së, Berisha mund të tërhiqet, e ndërsa shtoi se gjëja më e fisnike që do të bënte është tërheqja.

"Pas 11 dhjetorit, mund të ketë një tërheqje, është fisnikëria më e madhe që mund të bëjë, në moshën 77 vjeçare, doli në bazë, mblodhi njerëzit dhe nesër nëse e ndihmon PD nga jashtë, është gjëja më e mirë që mund të bëjë", tha Duka.

Ora 18:23
Futi Berishën, Metën dhe Rama në Trekëndëshin e Bermundës, Duka në 'Kontrast': Kush guxon që t'i bëjë bashkë? Basha të harxhojë energji për secilin veç e veç

 

Kreu i PAA-, Agron Duka, i ftuar në emisionin 'Kontrast' është shprehur se ka mbetur i suprizuar nga deklarata e Bashës, ku futi Berishën, Metën dhe Edi Ramën në Trekëndëshin e Bermudës.

"Një përpjekje për ta shkëputur veten dhe për ta paraqitur si e ardhmja e politikës shqiptare, por nuk është se zuri vend, ajo që na bëri përshtypje ishte mënyra se si papritmas u prononcua dhe për presidentit, në politikë ndodhin edhe kthesa të tilla, por nuk besoj se janë të besueshme kur vjen nga një betejë e përbashkët, papritmas atë që kishe aleat, sot e rreshton dhe me Ramën. Politikisht ai mendon se kështu fiton, po unë jam dakord që edhe taktikisht nëse do kisha kundërshtarë, do mundohesha që të harxhoja energji vec e vec, grupi bashkë e bën më vulnerabël. Në fakt këta të tre janë gjigantët e politikës shqiptare, kush guxon që t'i bëjë bashkë", tha Duka.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?