Starton turi i 75 çiklistik i Shqipërisë, 5 etapa dhe 805 km në total

19 Maj 2018, 14:13| Përditesimi: 19 Maj 2018, 15:12

  • Share

Ka startuar sot në mesditë Turi i 75-të Çiklistik i Shqipërisë, eventi më i rëndësishëm çiklistik në vendit tonë, një turne me 5 etapa që nisi në Tiranë dhe do të përfundojë në Fier.

Në total, çiklistët do të përshkuajnë 805 km. Ky turne pati interes që në start, duke parë pjesëmarrjen e 13 skuadrave dhe që organizohet nga Federata Shqiptare e Çiklizmit.

Etapa e parë Tiranë-Korçë dhe më pas, nga dita në ditë, pjesëmarrësit do të shkojnë në Elbasan, Vlorë, Sarandë dhe fituesi do të shpallet më 23 maj, në Fier.

Turi Çiklistik është një event që prej dy vitesh është futur në kalendarin e saj të veprimtarive ndërkombëtare të Federatës Ndërkombëtare së Çiklizmit, duke bërë që edhe numri i pjesëmarrësve të jetë i madh. I kënaqur edhe presidenti i Federatës së Çiklizmit, Skënder Anxhaku, i cili falëndëron instucionet që e ndihmuan.

Është kënaqësi jo për mua dhe stafin e federatës, por është kënaqësi për të gjithë popullin shqiptar një aktivitet kaq i madh, ku ka çiklistë evropianë, ka çiklistë botërorë, që garojnë në Xhiron e Italisë apo në Turin e Francës. Do të falenderoj në mënyrë të veçantë Ministrinë e Arsimit dhe të Sportit për mbështetjen që na ka dhënë dhe që zhvillohet sot ky aktivitet. Gjithashtu, një bashkëpunim edhe me Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar. Dhe më e mira nga të gjitha është Policia e Shtetit, teksa shikoj një seriozitet shumë të madh që po i jep organizimit të aktivitetit 5 ditor.

 Presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku

Ekipet pjesëmarrëse vijnë nga Italia, Kroacia, Rumania, Belgjika, Austria, Moldavia, Sllovenia, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia dhe natyrisht Shqipëria, që përbëhet nga çiklistët Klidi Jaku, Xhuliano Kamberaj, Ridion Kopshti, Besmir Banushi, Iltjan Nika, Kristel Sota, Marolino Hoxha e Redi Halilaj.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?