Statistikat, barazpeshë në përballjet Shqipëri-Turqi, por Panucci i ka mundur

20 Mars 2019, 10:53| Përditesimi: 20 Mars 2019, 13:21

  • Share

Shqipëria nis të premten në mbrëmje aventutën në eliminatoret e “Euro 2020” në përballjen me Turqinë në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. Përveçse një ndeshje shumë e rëndësishme për djemtë e Christian Panucci nëse iu hedhim një sy statistikave në përballjet e kaluar mes dy kombëtareve çdo gjë është barazpesh të plotë.

Shqipëria dhe Turqia janë përballur 10 herë me njëra-tjetrën në të kaluarën duke përfshirë këtu ndeshjet miqësore dhe ato zyrtare dhe kemi një bilanc të tillë. Shqipëria ka fituar 4 ndeshje, po kaq ka fituar edhe ekipi turk në periudha të ndryshe dhe dy duele kanë përfunduar në barazim.

Ka një statistikë tjetër që është në favor të Kombëtares sonë pasi Shqipëria ka shënuar 14 gola në 10 ndeshjet me Turqinë ndërsa këta të fundit kanë tundur rrjetën e kuqezinjve 10 herë.
Ndeshja e fundit me Turqinë ishte miqësorja e luajtur në vitin 2017-të ku Shqipëria fitoi në transfertë 3-2 ku madje në stol ishte Christian Panucci. Pra trajneri Italian di si mundet Turqia edhe pse miqtë kanë pësuar shumë ndryshime.

Statikstikat e përballjeve Shqipëri-Turqi

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?