Foto ilustruese

Kronikë

Statistikat e aksidenteve në Shqipëri, 79.6% për shkak të shpejtësisë tej normave

30 Korrik 2018, 20:15| Përditesimi: 30 Korrik 2018, 20:55

  • Share

Dy aksidente të njëpasnjëshme janë shënuar paraditen e së hënës në autostradën Tiranë-Durrës. Në të parin janë përplasur 3 automjete me njëri-tjetrin, ndërkohë që, një tjetër mjet ka dalë nga rruga vetëm 1 kilometër larg aksidentit të parë.

Ndonëse Instituti Kombëtar i Statistikave ka deklaruar se numri i aksidenteve është ulur në muajin qershor po të krahasohet me një vit më parë, sërish ka drejtues automjetesh që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit.

INSTAT njoftoi se 79,6% të rasteve të aksidenteve rrugore në qershor të 2018-s kanë ndodhur për shkak të sjelljes së drejtuesit të mjetit, të cilët tejkalojnë normën e lejuar të shpejtë shpejtësisë.

Aksidentet e mësipërme kanë ndodhur po ashtu për shkak të sjelljes së drejtuesit të mjetit. Fatmirësisht, në dy aksidentet e shënuara ditën e sotme në interval të njëjtë kohor, nuk ka të plagosur./ javanews/

Komento

Komente

  • Dyli: 31/07/2018 11:50

    Edhe per RRUGET e keqija prape fain e ka Xhafaj si minister I qeverise Rama drogetahiri duhet ti beje presion shefit per rregullimin e rrugeve

    Përgjigju
  • ben: 31/07/2018 09:06

    po si nuk thoni njer qe fajin e ka rruga qe eshte jash cdo lloj standarti

    Përgjigju
  • Bafti: 31/07/2018 00:31

    FATMIR Xhafa nuk eshte per kete pune eshte me shume gej sesa burre ministri I BRENDESHEM duhet te jete tip DIKTATORI te TIPIT enveroxhist si Gramoz rrruci

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?