Franca në Rusi 2018

Statistikat e Francës finaliste, sa shumë rekorde të thyera!

11 Korrik 2018, 11:53| Përditesimi: 11 Korrik 2018, 11:55

  • Share

Franca është skuadra e parë finaliste e Kupës së Botës “Rusi 2018”, duke mundur Belgjikën në gjysmëfinalen e parë me rezultatin minimal 1-0, falë golit të shënuar nga mbrojtësi Samuel Umtiti. Dhe goli i mbrojtësit francez të Barcelonës shënon një statistikë të veçantë.

Që nga viti 1998, kjo është hera e parë që për Francën shënojnë 3 mbrojtës të ndryshëm në një Botëror të vetëm. Atë kohë shënonin Lizarazu, Blank dhe Thuram, ndërkohë që këtë Botëror, kanë shënuar Pavard, Umtiti dhe Varane.

Por edhe mesfusha franceze ka lënë gjurmë. Grizman është një ndër lojtarët më të mirë që ka Franca, sa i përket fazës me eliminim direkt, duke qenë se ka shënuar 7 gola në 6 ndeshjet e tij të fundit me Francën. Finalja mund të jetë e tija, dhe nëse do të vendosej nga Grizman, nuk është çudi që ai të nominohej si kandidat për “Topin e Artë”, pasi me Atletikon Madrid ka fituar edhe Europa League.

Për ta mbyllur me sulmin. Megjithëse është vetëm 19 vjeç, Kylian Mbape ka hyrë në historinë e futbollit francez, pasi është i vetmi lojtar francez në një Kupë Bote që ka provuar 15 driblime, nga të cilat ka arritur të kryejë plot 7 që nga viti 1966. Pa harruar golat e tij në moshë të re, teksa ka barazuar legjendën Pele.

Një meritë të madhe për kualifikimin historik të Francës, ka edhe trajneri Didier Deshamp. Kjo është finalja e dytë e madhe radhazi (Euro 2016, Rusi 2018) që arrin Franca nën drejtimin e tij. Hera e parë për një trajner në historinë e Francës. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?