Ekonomi
Top 24

Statistikat/ INSTAT: Rritet ndjeshëm aktiviteti i transportit të njerëzve e mallrave

30 Korrik 2019, 07:28| Përditesimi: 30 Korrik 2019, 07:30

  • Share

Qershori ka sjellë një rritje të aktivitetit të transportit, në drejtim të lëvizjes si të mallrave ashtu dhe pasagjerëve, raportoi INSTAT në publikimin e fundit për Statistikat e Transportit.

Volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte, në muajin qershor 2019 është 413 mijë ton, duke u rritur 48.9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018. Në gjashtëmujorin e parë 2019, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 2.212.000 ton, duke u rritur me 13.9%, krahasuar me vitin 2018.

Volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë në muajin qershor është 1.788.000 ton-kilometër, duke u rritur me 12.9%, krahasuar me qershorin 2018. Në gjashtëmujorin e parë 2019, volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë është 9.650.000 ton kilometër, duke u rritur me 16.3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018.

Në muajin qershor 2019, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 188 ton mallra, duke u rritur me 7.3%, në krahasim me qershor 2018. Në gjashtëmujorin e parë 2019, me ajër janë transportuar 1.145 ton mallra, duke u rritur 6.5%, krahasuar me të njëjtën periudhë 2018.

Numri i fluturimeve të kryera, në qershor 2019 është 2.626, duke shënuar një rritje me 13.5%, ndaj qershorit 2018.

Numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare, në qershor 2019 është 146.895, krahasuar me qershorin 2018, ky tregues është rritur 10.4%. Në gjashtëmujorin e parë 2019, kanë udhëtuar me linjë detare 482.822 pasagjerë, duke u rritur me 8.4%, krahasuar me një vit më parë.

Në muajin qershor 2019, transporti ajror i pasagjerëve zë 66.7% të transportit gjithsej. Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në gjashtëmujorin e parë 2019 është 1.411.479, duke u rritur me 11.1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?