Statusi i artistëve në 30 vite peng i ministrave. Mjeshtri i Cirkut: 1 vit pandemi, misioni i artit i papërmbushur!

15 Mars 2021, 15:59| Përditesimi: 15 Mars 2021, 16:24

  • Share

Mjeshtri i Cirkut, Pavli Sallata, këto ditë është duke punuar me akrobatët për premierën e Cirkut Kombëtar. Ai na rrëfen se në këtë periudhë të vështirë për artin, sikundër kudo në botë për shkak të pandemisë Covid 19 janë bërë përpjekje, por janë të pamjaftueshme për të mbajt gjallë artin.

 “Që prej 2006-ës kam dalë në pension, por sërisht vazhdoj që të jem aktiv. Përmes shfaqjes që po punojmë duam që të japim mesazhin që të jemi optimist se arti vazhdon. Fatkeqësisht u bë një vit që nuk po punohet, por institucionet janë të mbyllura. Janë bërë përpjekje për të gjetur hapësira, por kanë qenë sporadike. Nuk është përmbushur ai mision që ka arti, ana shpirtërore është goditur shumë rëndë”, thotë Mjeshtëri i Cirkut, Pavli Sallata.

Sallata u bën apel edhe institucioneve të kulturës që të angazhojë artistët dhe të ketë strategji konkrete që ata mund të dalin nga kjo gjendje ku janë pa qenë vonë

“Një artist pa aktivitet e ndien veten bosh. Unë di se janë bërë përpjekje, janë dhënë shfaqje, por jo në cilësinë e duhur. Janë aprovuar dy premiera, e profesionistëve edhe e fëmijëve po ashtu është me përparësi. Mirëpo në kushtet reale nuk mundet që të punojmë si duhet. Ne kemi menduar që të bëjmë një plan me kushtet që kemi, pasi kemi hapësira; çadra dhe palestrat presin edhe ne duhet të fillojmë nga puna. Publikut duhet që t’i japim një mesazh, që ne jemi ende dhe të nisim patjetër punën”.
Sa i përket zvarritjes së statusit të artistëve, ligjit të pensionit dhe ligjit të artit, artisti mendon se asnjë ministre kulture në 30 vite s’ka menduar për ta

 “Pensionet, statusi i artistëve janë probleme që janë ngritur me vite, por që nuk janë parë si duhet. Për çdo artist është një minus i madh, që tregon as s’ka pas vëmendjen e duhur. Kur MK i dha sindikatës dakordësinë për statusin nisi pandemia dhe drafti ka mbetur në sirtar. Prandaj statusi, ligji i pensioneve dhe artit duhet të kihen parasysh”, thotë Sallata.

Artisti Pavli Sallata prej 15 vitesh ka dalë në pension, por angazhimi i tij si regjisor i jashtëm i shfaqjeve në Cirkun Kombëtar ka vijuar deri më sot.   

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 16/03/2021 02:18

    Une kam vajtur dy here ne cirk ne jeten time kur kam qene e vogel,me pas nuk desha te shkoj me.Arsyeja : te njejtat numra.Edhe tani pashe kroniken per te pare nese kishte ndonje ndryshim,por jo; te njejtat numra,i njejti mediokritet.Besoj, se kur kishim lidhje me Kinen,artistet tane kane bere nje fare specializimi atje ne ate kohe.Per kohen ishte O.K,por nuk mund te vazhdosh me te njejten rutine per dekada te tera.Perse nuk mesoni nga Cirku i Diellit,ose te shkoni ne Kine ,te mesoni numra te rinj?!Ju jeni fajtore vete me mediokritetin tuaj ,qe keni mbetur pa pune,pastaj e ka fajin pandemia,shteti,etj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?