Statuti i ri i PD ndalon Sali Berishën të kandidojë për deputet, shkak e shkuara komuniste 

25 Qershor 2020, 17:20| Përditesimi: 25 Qershor 2020, 18:54

  • Share

Partia Demokratike ka nisur sot zyrtarisht lëvizjet dhe procedura për përzgjedhjen brenda muajit shtator 2020 të kandidatëve për deputetë, për zgjedhjet parlamentare të 2021. Ky proces do të jetë një provë e fortë për Lulzim Bashën dhe rrethin e tij, nëse do ta zbatojnë statutin e Partisë Demokratike, i ndryshuar në prill të 2018. Statuti i ndryshuar i PD vendos në pikëpyetje ligjshmërinë e kandidimit të Sali Berishës për deputet në zgjedhjet e 2021, për shkak të të shkuarës së tij komuniste. Dokumenti themeltar që rregullon veprimtarinë e PD-së, në pikën katër të nenit 62, ndalon që të kandidojnë për deputetë të PD personat me të shkuar komuniste, atë me rekorde kriminale, personat me pasuri të paligjshme dhe ata pa integritet.

Më konkretisht, statuti i PD-së parashikon që “kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët miratohen me rregulloren e brendshme dhe lidhen kryesisht, por pa u kufizuar, me arsimimin, integritetin, ligjshmërinë e pasurisë, të shkuarën gjatë regjimit komunist, mospasjen e rekordeve kriminale, si dhe standardet dhe rregullat e përcaktuara nga Komisioni i Integritetit dhe Etikës”. Kjo pikë e statutit ndalon Komisionin e Vlerësimit të Kandidatëve që të kualifikojë Sali Berishën si kandidat të PD. Ish-kryeministri Sali Berisha është zgjedhur katër herë skenar partie gjatë regjimit komunist dhe të shkuarës së tij 25-vjeçare komuniste.

Gjithashtu, dëshmitë dhe sidomos disa fotografi në varkë dhe pranë oxhakut me familjen e Enver Hoxhës, konfirmojnë se Berisha ka qenë një eksponent i besuar i familjes së diktatorit Hoxha. Tesera e partisë, karriera partiake, dëshmitë dhe fotografitë flasin për një ë shkuar të pasur komuniste të Berishës. Këto të dhëna janë publike dhe të hapura. Për të mbledhur këto të dhëna për kandidatët, statuti i Partisë Demokratike, në nenin 63, parashikon ngritjen e e Komisionit të Integritetit dhe Etikës. Anëtarët e këtij komisioni propozohen nga Basha, ndërsa miratohen nga Kryesia dhe Këshilli Kombëtar i PD-së.

Komisioni i Integritetit dhe Etikës bashkëpunon dhe i ofron të dhëna Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve për vlerësimin e kandidatëve për deputetë. Në statut thuhet shprehimisht se Komisioni i Integritetit dhe Etikës mbledh të dhëna rreth integritetit, ligjshmërisë së pasurisë, të shkuarës gjatë regjimit komunist dhe pastërtinë e figurës në kuadër të mospasjes së rekordeve kriminale të kandidatëve.

Neni 62 i statutit të PD-së

Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve

1. Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve, është strukturë ndihmëse e Kryesisë së PDSH-së dhe ka në përbërje 5 anëtarë. Anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve, me propozim të Kryetarit të PDSH-së, emërohen nga Kryesia e PDSH-së dhe miratohen nga Këshilli Kombëtar.

2. Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve shqyrton kandidaturat e propozuara nga strukturat lokale të Partisë dhe atyre të vetëpropozuara për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë.

3. Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve i raporton Kryesisë së PDSH-së mbi përmbushjen nga kandidatët të kritereve të parashikuara formale, atyre të pastërtisë së figurës, si dhe të elementëve të tjerë të nevojshëm për ecurinë në karrierë sipas këtij Statuti.

4. Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët miratohen me Rregulloren e Brendshme dhe lidhen kryesisht, por pa u kufizuar, me arsimimin, integritetin, ligjshmërinë e pasurisë, të shkuarën gjatë regjimit komunist, mospasjen e rekordeve kriminale, si dhe standardet dhe rregullat e përcaktuara nga Komisioni i Integritetit dhe Etikës.

5. Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve bashkëpunon në realizimin e këtij procesi me Komisionin e Integritetit dhe Etikës, për mbledhjen dhe vlerësimin e të dhënave mbi kandidatët.

6. Çdo kandidat është i detyruar që të plotësojë një vetëdeklarim mbi të dhënat e tij, si dhe të paraqesë çdo dokument të kërkuar nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve, që provon përmbushjen e kritereve dhe standardeve etike të përcaktuara nga Komisioni i Integritetit dhe etikës.

Neni 63

Komisioni i Integritetit dhe Etikës

1. Komisioni i Integritetit dhe Etikës, është strukturë ndihmëse e Kryesisë së PDSH-së, dhe ka në përbërje 5 anëtarë. Anëtarët e Komisionit të Integritetit dhe Etikës, me propozim të Kryetarit të PDSH-së, emërohen nga Kryesia e PDSH-së dhe miratohen nga Këshilli Kombëtar.

2. Komisioni i Etikës, ushtron këto të drejta dhe përgjegjësi:

a) përcakton rregullat e bashkëjetesës në Parti dhe normat minimale të sjelljes së anëtarëve dhe respektit ndaj njëri-tjetrit, organeve të partisë dhe funksionarëve politikë të partisë;

b) përcakton kriteret dhe standardet minimale të etikës që duhet të përmbushin kandidatët për funksionet drejtuese të partisë apo kandidaturat elektorale, që miratohen nga Kryesia e PDSH-së;

c) rregullat dhe formën për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave që lidhen me cilësitë e secilit kandidat, që lidhen kryesisht, por pa u kufizuar, me arsimimin, integritetin, ligjshmërinë e pasurisë, të shkuarën gjatë regjimet komunist, pastërtinë e figurës në kuadër të mospasjes së rekordeve kriminale;

d) propozon marrjen e masave disiplinore në rastin e shkeljes së etikës dhe disiplinës së brendshme në parti, si dhe jep rekomandime mbi vlerësimin e sjelljes së një anëtari në raport me garantimin e standardeve etike të përcaktuara prej tij;

e) bashkëpunon me Komisionin e Vlerësimit të Kandidatëve për vlerësimin e cilësive etike të kandidatëve për në organet drejtuese të partisë ose kandidaturave elektorale.

Komento

Komente

  • Vote = Pushtet: 25/07/2020 00:15

    BASHA eshte djale me shkolle dhe i hap RRUGËN NDOSHTA POLITIKËS SE RE ! PO NUK U KONFIRMUA NË 2021 I bie të jetë KARTE E DJEGUR PASTAJ TEK PD, gjithsesi ka MUNDESINE PËR TË FITUAR , nese vendos njerez që kanë vision, poete, oficere të larte , PROFESORA E DOKTORA, dhe çdo intelektual inxhinier apo njerez me VIZION , të rinj tek të 30-tat deri 40 sepse kanë ENERGJI , që SHQIPËRIA TË SHKOJE NË BE ! LE TË FITOJE ME I MIRI ! LE TË FITOJË VULLNETI VOTES SE LIRE ! KJO KA RËNDESI !

    Përgjigju
  • Cubi: 26/06/2020 13:49

    Do jete e vertete thua????????????????

    Përgjigju
    • @Cubi: 26/06/2020 15:39

      Po

  • Konjak: 26/06/2020 10:07

    Me mire von se sa kurr !. Statuti i PD-se , i hartuar dhe miratuar dy vjet para , tani s'ka asnje pengese te vihet ner zbatim . Kjo inisiative e mar dhe tashme realitet te zbatohet , me te pa voglen medyshje . Megjithse me shume vonese , por me ne fund , duken shenjat e para te vendosies se drejtesise . Nukse kam asgje personale me asnje komuniste apo nepunes te lart te monizmit , por figura te tilla , tashme jane plotesisht te konsumuara , dhe ne kontradite me sistemin e ri politik. Lipset qe kete inisiative ta perqafojne te gjitha partite politike , dhe te mare fumd njehere e mire kjo histori e dhimbshme . Sa per individet me rekorde kriminale , as behet fjale te jene punonjs te institucioneve demokratike , pa lere ne funksione te larta politike , Shtetit dhe pushtetit .Ne dashte Zoti te shpetojme njehere e mire nga padrejtesite qe po na mbityn c'do dite e me shume .

    Përgjigju
  • Diktatori Psikopati Sali Berisha: 26/06/2020 07:12

    Akoma me berishenin. Ik terhiqu o plakush shijo ato 5 vjet maksimumi qe te kane mbetur dhe pastaj vafshe ne djall. As/ liderë/ as/ udheheqës / nuk ishe.

    Përgjigju
  • PKSH 8 N: 26/06/2020 02:02

    Do ta pshurin qe te e RRUGES edhe Rucin edhe te birin e kristaq Rames edhe gjysmen e PS qe Kane qene ish komunista

    Përgjigju
  • O tej: 25/06/2020 21:05

    Berishen do ta pshurrin qente e rruges

    Përgjigju
  • Andi: 25/06/2020 18:10

    Shtoi edhe njeri i besuar i Ramizit. Te dy bashke e biseduan koke me koke se si te behej kalimi i bute i pushtetit nga Ramizi te Salihi.

    Përgjigju
  • Popull pa dinjitet ,,Tere Jeten Skllever ..: 25/06/2020 18:06

    Nje grup i vogel ,qe ka Skllaveruar nje Popull te tere . Le te shpresojme qe nje Dite Drejtesia te vere ne Bankat e te Akuzuareve,,Kriminelet te kujdo Partie qofshin.. Kjo shprese eshte shume e shume e veshtire ! Prandaj Populli duhet te jete i vetejdishem,,qe deri ne diten e vdekjes nga Zoti ,,do vuajne .. Popull i lindur vetem per te vuajtur .

    Përgjigju
  • 1234: 25/06/2020 17:40

    Shumë mirë PD-ja, vetëm se ka nja 30 vjet vonesë, dëmin që kishte për të bërë Sali komunisti e bëri tashmë, apo e kam gabim?

    Përgjigju
    • 56789: 25/06/2020 21:53

      Saktë!!

  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?