Kultura

Stefano Boeri tregon për “Pyllin Orbital” në Shqipëri! Ndërtesa pritet të hapet pas disa muajsh në Tiranë

7 Qershor, 13:42| Përditesimi: 7 Qershor, 20:09

  • Share

Natyra mund të lulëzojë shumë mirë dhe të bashkëjetojë me njerëzit edhe mes ndërtesave të larta dhe urbanizimit dhe arkitekti Stefano Boeri e dëshmon mjaft mirë diçka të tillë përmes projektit të tij të Pyllit Vertikal.

“Kanë kaluar dhjetë vjet dhe Pylli Vertikal i Milanos është shumë mirë. Besoj është një projekt që ka përfaqësuar një mënyrë ndryshe të të menduarit të raporit mes arkitekturës dhe natyrës së gjallë. Gjëja më e bukur besoj se është që ky projekt ka gjeneruar bij dhe nipër në të gjithë botën. Njëri po lind këtu në Tiranë dhe jam mjaft krenar të them që pas pak do të përmbyllet. Ka qenë një sfidë që besoj se e kam fituar dhe kjo më bën të lumtur.”, - thotë arkitekti Boeri për "Report TV".

Këtij projekti ai i ka kushtuar një libër, të cilin e prezantoi në Tiranë.

Sipas Edi Ramës, Pylli Vertikal ashtu si shumë kryevepra të tjera erdhi si bekim i madh për Milanon, si dëshmi e bukur për botën, por si mallkim për arkitektët e rinj dhe autorët, sepse që kur Pylli vertikal erdhi në botë është bërë zhurmë e madhe për reputacionin që krijoi, dhe numrat e projekteve me pemë në ballkon dhe çati janë rritur së shumti.

“Shpresoj shumë që rruga që në njëfare mënyrë është zbuluar nga Stefano do t’i bëjë të tjerët të reflektojnë dhe të vijnë me zgjidhje që mund të frymëzohen nga Pylli Vertikal, por të mos jenë karikatura të tij.",- tha kryeministri mes të tjerash gjatë prezantimit të librit.

Arkitekti italian Boeri ka realizuar në Shqipëri dhe projekte të tjera, mes të cilave tri shkolla publike, një ndërtesë rezidenciale dhe një ndërtesë për zyrtarë, të dyja në zonën e Bllokut.

“Në projekt kemi po ashtu tre ndërtesa, njëra prej të cilëve kërkon të integrojë gjelbërimin brenda ndërtesës, por në këtë rast nuk është e gjelbër në fasadë, por në çati, në tarracë.”, - thotë Francesca Cesa Bianchi, arkitekte dhe partnere e Stefano Boerit.

Boeri ishte pjesë dhe e Festivalit “Bukë dhe Zemër”, që këto ditë mblodhi emrat më në zë të arkitekturës botërore, mes 150 studiove ndërkombëtare që po realizojnë projekte në Shqipëri

 “Ajo çfarë kemi parë është diçka unike. As në Bienalen e Arkitekturës në Venecia, në ditët e hapjes, nuk ka një densitet të tillë me protagonistë të arkitekturës nga i gjithë planeti.”, - shprehet ai.

Por si shpjegohet që Shqipëria, një vend kaq i vogël, të mund të tërheqë eksponentët e arkitekturës botërore?

“Besoj që Shqipëria është një vend, që në vitet e fundit ka demonstruar vërtet një forcë, fuqi, energji, një dëshirë unike për t’u rritur. Të paktën në këtë anë të kontinentit nuk njoh asnjë qytet tjetër, nëse mendoj Tiranën, që ka ditur që në 10-15 vite të bëjë atë që normalisht një qytet e bën në 100 vjet. Kjo është një gjë e jashtëzakonshme dhe i dedikohet së shumti fantazisë, energjisë, kreativitetit, inteligjencës të politikës së një kryeministri vizioniar, si dhe cilësisë së arkitektëve të rinj shqiptarë që po rritet shumë dhe ku unë kam shumë besim.”, - thotë Boeri.

Kryeministri Edi Rama nga ana e tij vlerësoi punën e Boerit, ndërsa vërejti se projekti i tij është një vizion i madh për Shqipërinë e 2030-ës, ndërsa përmendi se arkitektët italianë kanë qenë bekim për Shqipërinë dhe civilizimin e vendit.

"Ishte nën udhëheqjen e tyre që Shqipëria u fut në botën e mnasterplanit. Dhe Stefano e bëri këtë në një kohë tjetër dhe me mjete të tjera.  Boeri erdhi me një vizion të madh për Shqipërinë e 2030-ës, angazhuar në shumë projekte këtu dhe disa prej tyre të materializuar. Një prej tyre është i përfunduar dhe është shumë i bukur, Kubi. Së shpejti do të jetë gati dhe Pylli Orbital dhe për të tjerë është duke u punuar.”, - tha Rama.

 

 

B.G/K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • five company: 07/06/2025 16:54

    PS.Mqs Europa e konsideron Shqiperine dhe shqiptaret ne nje fare menyre, banor te Togos, mos valke Boeri pretenden te behet kolonialist i Marokut??!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria barazoi me Serbinë, sa shanse ka për të shkuar në Botëror?