Stefi Prifti dhe nipi

Stefi Prifti bëhet me nip për herë të parë: Ndjesia e të qenit gjysh, një mrekulli

16 Shtator 2023, 09:23| Përditesimi: 16 Shtator 2023, 09:24

  • Share

Këngëtari i njohur, Stefi Prifti është bërë gjysh për herë të parë. Lajmin e bukur e ka bërë të ditur vetë ai në rrjetet sociale, duke treguar momentin kur u takua për herë të parë me të porsalindurin.

Këngëtari tregon se statusi i gjyshit, është ndjesia më e mirë që ka provuar në jetë.

“Njeriu ne jete provon ndijesi dhe emocione nga me te ndryshmet dhe te shumellojshme. Nder gezimet me te rendesishme te jetes time kane qene disa… Fitorja e konkursit per ne Institutin e Larte te Arteve… Dashuria.. Martesa… Muzika dhe Sukseset artistike… Ardhja ne jete e dy vajzave te mia etj.

Por, c’na qenka kjo ndijesia e tu berit gjyshi… Me kishin treguar, por kjo eshte e para here qe e provoj Nje mrekulli Dikush me thote NONO… Nje status i bukur per mua. Welcome bukuroshi i gjyshit, Zayan

Mire se erdhe dhe i bekuar te jesh. Shendet dhe mbaresi edhe per mamin dhe babin, qe te sollen ne jete.”-shkruan ai.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?