Tiranë- Prokuroria e Posaçme nuk arriti të lexonte dot sot (11 qershor) konkluzionet përfundimtare për 8 të pandehurit e dosjes “Sterelizimi”, ku i pandehur i nëntë është edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, që ka refuzuar të kërkojë gjykim të shkurtuar sikurse të tjerët dhe fraksioni i dosjes për të është ndarë.
Shkak u bë mungesa e 2 avokatëve. Në të tilla kushte, procesi ishte i pamundur që të zhvillohej nga GJKKO.
Dy prokurorët Edvin Kondili dhe Enejd Nakuçi kërkuan shtyrje me qëllim që të gjithë të jenë të pranishëm nga pala mbrojtëse.
Në senacën e fundit, 8 të pandehurit e dosjes sterelizimi pranuan gjykimin e shkurtuar, ndërsa ish-ministri Ilir Beqaj e refuzoi, duke kërkuar shqyrimin e provave dhe faktëve, e ndaj të cilit do bëhet proces i mëvetësishëm sipas procedurës.
Seanca e radhës për konkluzionet e prokurorëve u caktua më datë 25 Qershor, ora 13:00. Në këtë proces janë të pandehur ish-zv/ministri Klodjan Rrjepaj, biznesmeni Ilir Rrapaj, të dy të arrestuar dhe 6 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të tjerë.
Komente
