Teksa po priste momentin për të dëshmuar në komisionin hetimor të sterilizimit, biznesmeni Ilir Rrapaj i ardhur nga qelitë e burgut, u vizitua në korridorin e Kuvendit nga deputeti socialist Vullnet Sinaj.
Me ta marrë vesh kryetarja e këtij komisioni, Albana Vokshi nga brenda i bëri thirrje deputetit Sinaj të largohej dhe të mos ndikonte tek dëshmitari.
Sinaj më pas hyri në sallë, duke hapur derën dhe duke debatuar për pak sekonda me Vokshin.
Lajmi kryesor:
'Sterilizimi'/ Biznesmeni Rrapaj nga burgu në Kuvend, dëshmon 5 orë te 'Hetimori': Beqajn s'e njoh, me Rjepajn ndaj 'rezidencën'! Vokshi: Pse ju dhanë 40% të dividentit kur ishit prestanome
G.K/ReportTv.al