‘Sterilizimi’, dëshmon ish-mjeku: I thashë SPAK-ut mbylle këtë çështje se na morët shpirtin! O na fusni brenda, ose na lini rehat

23 Shtator, 13:02| Përditesimi: 23 Shtator, 16:56

  • Share

Komisioni hetimor për ‘Sterilizimin’ ka vijuar edhe sot seancën dëgjimore me dëshmitarët.

I pari që është paraqitur ishte Petro Mersini, ish-drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor. Ai u shpreh mjaft i indinjuar duke kërkuar që kësaj çështje ti jepet fund.

“I thashë SPAK-it, mbylle se na morët shpirtin, ose na fusni brenda ose na nxirrni jashtë, tre vjet, pesë vjet. Këtu është të thuash të keqen e Enverit, një muaj të bënte gjyqin, të fuste brenda, të nxirrte jashtë” tha ai.

Sa i përket mjeteve kirurgjikale, ai u shpreh se mjetet që përdoreshin më parë ishin të vjetra, ndërsa tani janë futur sete të reja.

“Ishin të vjetra kishin 30 vitesh dhe ankoheshin mjekët nuk presin. Mbanin vegla në dollapin kur vinin nga jashtë mjek dhe këta mjekët këtu ja mbanin disa vegla atyre, se ata vinin me veglat e tyre. Erdhën të reja instrumentet kirurgjikal dhe kirurgët na falenderonin, na shpëtuat thonin. Tani janë shtuar. Më parë hapeshin instrumentet nëse ishin parashikuar 4 operacione infermierja i planifikonte sipas operacionit ndërsa mjeku kirurg zgjedh ca seti do”, tha ai.

I pyetur se kush i paguan dhe zëvendëson setet e amortizuara, ai u shpreh se ato zvendësohen nga koncensionari.

“I zëvendëson koncensionari pa pagesë, pra futet tek pagesa që është llogaritur”, tha ai.

S.B//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pacienti: 24/09/2024 00:53

    Brenda dhe konfiskim Pasurie. Plehra Spitali. Po da krime behem e ku s’behen ne kete vend. Perendi ver dore

    Përgjigju
  • Ligji: 23/09/2024 21:24

    Petro Mersini me kete pamje si ujku i perrallave. Ka 20 vite drejtor ne MSH me cdo lloj partie dhe nuk u ngop duke vjedhur maskarai. Veeifikojini pasurine dhe konfiskojini cdo qindarke korupsioni dhe ato qe i ka vjedhur ketij populli. E shikojme pastaj sa trim behet Petro para Spak.

    Përgjigju
  • Hasan Dushi: 23/09/2024 20:09

    O hajdut po ti duhet te ishe me kohe brenda,,ti je nder shkaterruesit e mjekesise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?