Në foto: Gjykata e Posaçme

Kronikë

Sterilizimi/ Shtyhet seanca në GJKKO, avokatët duan më shumë kohë! Gjyqtari Ndreca: E bëtë si puna e nxënësit me detyrat

1 Tetor, 14:38| Përditesimi: 1 Tetor, 14:41

  • Share

Shtyhet seanca për dosjen e “Sterilizimit” në procesin e ndarë për Klodian Rrjepajn e Ilir Rrapajn dhe 6 të pandehur të tjerë, që po gjykohen me procedurë të shkurtuar.

Shkak u bë kërkesa e mbrojtjes për t’iu dhënë më tepër kohë që të përgatisnin kundërshtimet mbi gjetjet e SPAK-ut.

Kërkesat e disa avokatëve shkaktuan edhe nota humori në sallë me ndërhyrjen e gjyqtarit relator Bib Ndreca.

“Po bëni si me detyrat e shtëpisë, mësuesi e pyet pse s’i ke sjellë detyrat, nxënësi thotë se më kishte mbyllur mami derën me çelës”, tha gjyqtari Bib Ndreca.

SPAK tha se situata paraqitet e tillë në mënyrë të përsëritur dhe se kërkesat janë të padrejta pasi afatet kanë qenë të mjaftueshme për të përgatitur mbrojtjen, dhe kërkoi pezullimin e afateve të paraburgimit, kërkesë e cila u pranua nga togat e zeza.

Seanca e radhës u la për në datën 15 tetor në orën 13:00

Për dy kryesorët, ish.zv ministrin e Shëndetësisë Klodian Rjepaj, dhe biznesmenin që fitoi tenderin e sterilizimit të pajisjeve mjekësore në shtet, Ilir Rrapaj, SPAK kërkon dënimin me 10 vite burg për secilin. Nga Gjykimi i shkurtuar, të dyve u ulet 1/3-a dhe në rast se shpallen fajtorë nga gjykata e Posaçme, do të dënohen me 6 vite e 8 muaj burg.

Për, Marsela Serjani drejtoreshë juridike dhe Saimir Kadiu, drejtor ekonomik në ministri, Prokuroria e Posaçme kërkoi 3 vite e 6 muaj burg, që zbriten në 2 vite e 4 muaj për secilin.

Ndërkohë për 4 të pandehur të tjerë, dënimi me burg i kërkuar nga SPAK, pezullohet në shërbim prove. Mes tyre është edhe rektori i Universitetit të Mjekësisë, mjeku Arben Gjata, për të cilin SPAK kërkoi 2 vite burg, që nga gjykimi i shkurtuar zbret në 1 vit e 4 muaj, e që konvertohet në 3 vite shërbim prove në rast se do të dënohet nga gjykata e posaçme.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si iu duket?