Stërnipi i Isa Boletinit, krahut të djathtë ushtarak të Ismail Qemalit, Gazmend Boletini në një intervistë për Report Tv tha se po punohet për të lartësuar figurën e tij.
Boletini tha se tashmë po përpunohen dokumentacione, të marra edhe nga arkivat e huaja, kryesisht nga Stambolli, Bukureshti, Vjena, Roma dhe nga Londra, që pasurojnë figurën e Isa Boletinit dhe rolit të tij në çështjen kombëtare.
‘Kanë qenë shumë emisione debate historianësh që kanë vlerësuar rolin e Isa Boletinit në Shpalljen e Pavarësisë. Ne tani në muzeun tonë do të fillojmë me organizmin e dokumentacioneve nga arkivat huaja, Stambolli, Bukureshti, Vjena , Roma dhe sidomos Londra e cila na pasuron edhe më shumë për figurën Isa Boletinit, dhe shpresojmë që shumë shpejt do të zbardhet roli i Isa Boletinit në çështjen kombëtare, pasi ai që nga mosha 17 vjeç e deri në moshën 52 vjeçare kur u vra, për 35 vite bëri luftë për çlirim dhe bashkim kombëtar. Ne jemi në bashkëpunim të shkëlqyer me institutet e historisë, Tiranën Shkupin e Prishtinën dhe studiuesit jashtë.’- tha Boletini.
Sipas tij, për lartësimin e figurës së Isa Boletinit, ka pasur edhe mbështetjen e institucioneve.
‘Mendoj se është prezent tani edhe përkrahja institucionale pasi më herët ka qenë paska jo ashtu siç duhet të përkrahet por me punën tonë e kemi dëshmuar se tani duhet të jenë pjesë e figurave historike pasi ishin baballarë të kombit. Besoj se nuk do të mungojë përkrahja institucionale. Po kompletojmë dokumentacione dhe nga të huajt që kanë shkruar për figurën e Isa Boletinit. Kulla e Boletinit është e hapur për të gjithë. Mendoj se ka ardhur momenti që këto figura të lartësohen ashtu siç ishin të larguara në sistemet e kaluar ne kemi gjetur argumente dokumente që do ti vendosim hhe ata do ti lexojnë, jo vetëm shqip, por edhe angleze. Janë diplomatët e huaj të cilët në atë kohë shërbenin në shtete e tyre.’- tha Boletini.
Kulla e Isa Boletinit tashmë është kthyer në muze dhe është e hapur çdo ditë për ata që duan të mësojnë më tepër për të.