Stërviti forcat e UÇK gjatë Luftës në Kosovë, ish-ushtaraku shqiptar thirret nga Prokuroria Speciale! Adem Sehu për Report Tv: Më 28 janar do jem në Hagë

20 Janar 2021, 16:34| Përditesimi: 20 Janar 2021, 18:12

  • Share

Adem Shehu, ish-ushtaraku shqiptarë që ka stërvitur më 1999 trupat e UÇK-s në zonën e Kukësit do të merret në pyetje nga gjykata dhe prokuroria speciale që po heton për krimet e luftës në Kosovë. Në ministrinë e drejtësisë shqiptare ka mbërritur letërporosia që i kërkon Shqipërisë të njoftoj Adem Shehun të paraqitet më datë 28 Janar në gjykatën speciale.

Kjo letërporosi ka mbërritur në rrugë diplomatike më 13 dhjetor në Ministrinë e Drejtësisë dhe i është përcjell prokurorisë së përgjithshme për t'ia kaluar Tiranës e cila duhet ta gjej. Në letërporosinë të cilën Report Tv pati mundësinë ta lexojë kërkohet shoqërimi i tij drejt Hagës si pjesë e grupit të UÇK. Shehu ish ushtarak ka jetuar shumë vite në Tiranë ndërsa së fundi ai është angazhuar politikisht në Kosovë edhe si pjesë e partisë së drejtuar nga biznesmeni Behxhet Pacolli, AKR.

Report Tv u interesua duke kontaktuar me ish-ushtarakun Adem Shehi. Ai tha se do ta respektojë patjetër kërkesën e thirrjes në drejtim të tij.  Ai konfirmon se me datë 28 janar do të jetë në Hagë.

Ai sipas letërporosisë do duhet të paraqitet personalisht në Hagë dhe do të merret në pyetje, në një proces ku i pandehur sot është ish kryeparlamentari i Kosovës Kadri Veseli, ish presidenti Hashim Thaçi dhe të tjerë.

Adem Shehu nga Farka e Tiranës, oficer kundërajror i Ushtrisë Shqiptare, diplomuar në Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficerëve në Tiranë, në vitin 1980, shërbyer në reparte e njësi të Mbrojtjes Kundërajrore të Kryeqytetit, do të bëhej një nga komandantët më në zë të UÇK-së.

Fillimisht u lidh me aktivistët kosovar në Shqipëri dhe më pas duke shkuar vullnetarisht në Kosovë në kuadrin e luftës u bë deri komandant…Në vitin 1996 u lidh me ilegalët e Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës, me Sejdi Veselin, Nazmi Zhukën, sot dëshmorë i Kosovës, Fatmir Humollin e të tjerë. Në vendlindjen e tij, në Farkë, në periferi të qytetit të Tiranës, organizoi stërvitjen luftarake të luftëtarëve të cilët vinin nga Kosova, trojet etnike dhe nga vendet perëndimore për t’u stërvitur. Grupet përbëheshin nga 25-30 veta dhe Adem Shehu i stërviste ata ilegalisht. Banesa e tij, u shndërrua në një qendër stërvitore, pra në një “Akademi” të Farkës. Pas marsit 1998, kur UÇK-ja kaloi në veprime luftarake në shkallë të gjerë, Adem Shehu mbante lidhje të vazhdueshme me luftëtarët që kishte përgatitur vetë.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fatosi: 21/01/2021 04:27

    Trimi i xha jahos..

    Përgjigju
  • Jani: 21/01/2021 04:26

    Kur te shkoje ne hage ,;s'keni per ta pare me shehin,,,se do bjere shehit..do iki per lesh...

    Përgjigju
  • Daja: 21/01/2021 00:39

    Many years have gone but you haven’t change much, except the outfit, now you are wearing a suit instead of camouflage. I is nice to see you again.

    Përgjigju
  • Shqiptari: 20/01/2021 19:43

    Mirmbrema Adem Shehi eshte nje njeri trim, i kulturuar dhe mbajtes i fjales. Ne duhet te krenohemi me kete Patriot!

    Përgjigju
  • Tan Tirona: 20/01/2021 19:12

    Adem shehi nga FARKA e modhe, dhe jo shehu

    Përgjigju
    • Lom loqja: 21/01/2021 06:33

      Jo farkar farki dmth

  • Baba: 20/01/2021 18:43

    Bravo i qofte! Mos shko se ajo gjykate eshte vegel e agjenturave antishqiptare dhe dihet verdikti. Maksimumi edhe 6 muaj jete ka ajo gjykate tani qe nderroi era ne Washington.

    Përgjigju
  • Patrioti: 20/01/2021 18:13

    Ky njeri duhet te jete krenar qe ka bere detyren ndaj Atdheut. Shteti Shqiptar duhet t'i paguaje shpenzimet e udhetimit, akomodimit dhe te avokatit mbrojtes. Te qendroje me dinjitet para atij trupi gjykues.

    Përgjigju
  • Tirona 1920: 20/01/2021 17:46

    Hallall ta boft zoti Demo,tê rruj b0l3t ato hollandez b*q ene kto laskarat e tjer qê me zor presin rastin qé me na dëmtu e dënu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?