Foto nga stërvitja 'Defender Europe 25’

Kronikë

Stërvitja ‘Defender Europe 25’, në Bizë, Vengu: Konsolidojmë ndërveprimin me aleatët

4 Qershor, 11:01| Përditesimi: 4 Qershor, 11:10

  • Share

Forcat e Armatosura vijojnë stërvitjen “Defender ’25” në zonën stërvitore të Bizës. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu publikoi sot disa foto nga momentet e kësaj stërvitjeje, teksa theksoi se nëpërmjet saj konsolidohet ndërveprimi me aleatët.

“Forcat e Armatosura vijojnë stërvitjen "Defender 25" në zonën stërvitore të Bizës. Konsolidojmë ndërveprimin me aleatët dhe rrisim gatishmërinë operacionale të trupave”, shkroi Vengu në Facebook.

Nën drejtimin e Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara (USEUCOM), kjo stërvitje shumëkombëshe do të përfshijë forcat e NATO-s dhe partnerë strategjikë, duke shtrirë aktivitetet nga Ballkani në disa shtete të tjera të kontinentit.

Në zonën stërvitore në Bizë do të zhvillohen fazat më intensive të manovrave ushtarake, përfshirë operacione mësymëse dhe mbrojtëse në terrene të vështira, si dhe dislokime strategjike që testojnë gatishmërinë reale në kushte të simulimit të luftës.

Defender Europe 25” do të zgjasë deri më 9 qershor dhe ka për qëllim rritjen e gatishmërisë së përbashkët, ndërveprimit të forcave dhe kapacitetit të përgjigjes ndaj kërcënimeve në një ambient operacional kompleks. Skema e stërvitjes bazohet në Nenin 5 të Traktatit të NATO-s, i cili parashikon mbrojtjen kolektive në rast të një sulmi ndaj ndonjë vendi aleat.

Nga ana tjetër veç Shqipërisë, një tjetër vend kyç ku do të zhvillohen aktivitete është Kosova. Në të dy vendet do të trajnohen skenarë të mbrojtjes së infrastrukturës kritike, sigurimi i pikave të imbarkimit dhe menaxhimi i logjistikës së avancuar, thelbësorë për reagimin në kohë reale ndaj kërcënimeve të mundshme.

Shqipëria, për të disatin vit radhazi, konfirmohet si një partnere strategjike e pazëvendësueshme në ushtrimet e përbashkëta ushtarake, duke shërbyer si nyje e rëndësishme në arkitekturën e sigurisë

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin për rinumërimin e kutive të Qarkut Tiranë?