Fernando Hierros trajner i Spanjës

Sport

Stërvitja e parë për Hierron: Nuk ka justifikime, kemi ardhur për të fituar

15 Qershor 2018, 01:23| Përditesimi: 15 Qershor 2018, 01:25

  • Share

Tensioni i krijuar në qendrën e grumbullimit të Spanjës, pas shkarkimit të Lopeteguit një ditë përpara startit të Botërorit duket se është venitur pas seancës së parë stërvitore të teknikut të ri.

“Nuk është se mund të ndryshoj shumë, pjesa më e madhe e stafit vazhdon punën me në, për më tepër që ndeshja me Portugalinë është afër. Duhet të përdorim inteligjencë e koherencë, sepse duhet ta kuptojmë se nuk mund të hidhet poshtë cdo gjë”, – janë këto fjalët e para të Fernando Hierros si trajner i Spanjës, në një konferencë për shtyp në Krasnodar, në të cilën është shfaqur bashkë me presidentin e Federatës Luis Rubiales.

Për teknikun fakti që lojtarët dëshironin qendrimin e Lopeteguit nuk është aspak shqetësues: “Nëser do të shohim – thotë Hierro -, por i thashë atyre që mund ti shoh të gjithë në sy dhe se jam i qetë. Nuk ka justifikim për të mos synuar objektivin për të cilin jemi këtu. Të gjithë e dinë se kemi një mundësi të madhe, kemi ardhur për të fituar titullin botëror”.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni tek strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore?