Grup - Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë (GBKL) nisi sot stërvitjen dislokuese të koduar “Mburoja e Arbrit - 25”, e cila do të zhvillohet në rajone të ndryshme të vendit.
Pjesë e stërvitjes janë dronët e sistemet e komunikimit me kriptim të lartë dhe armët me standarde të NATO-s
“Pavarësisht kësaj, - theksoi më tej ministri Pirro Vengu, - jam krejt i vetëdijshëm që qoftë pajimet tuaja personale, mjetet, sistemet, fuqia e zjarrit, në situatën aktuale të kërcënimeve, qoftë në rajon, qoftë edhe në kontinent janë tërësisht të pamjaftueshme. Këtu duhet t’i themi të vërtetën vetes, ta shohim të vërtetën me transparencë dhe t’i dalim për zot të gjitha sfidave që qeveria na ka vënë. Duhet padyshim të ecim me shpejtësi drejt një riarmatimi të mirëfilltë, qoftë nga pikëpamja e fuqisë së zjarrit, qoftë nga pikëpamja e sistemeve mbështetëse dhe të sigurisë në mënyrë që ndërveprueshmëria juaj në situata operacionale me aletatët të jetë 100%”, - u shpreh ministri Pirro Vengu.
Në fjalën e tij, ministri Vengu theksoi faktin se ky kapacitet kombëtar nën monitorim nga NATO, në vitin 2022, në stërvitjen “Biza - 22”, plotësoi kriteret për kategorinë e gatishmërisë "Combat Ready”, (i gatshëm për luftë), një certifikim që do të vazhdojë të ketë rëndësi për Forcat e Armatosura për katër vitet në vazhdim
“Stërvitjet janë mjeti më i mirë, përveç luftës, për të ‘testuar’ nëse personeli, pajisjet dhe procedurat ndërveprojnë siç duhet dhe krijojnë bashkëveprimin e nevojshëm në operacion. Prandaj, kjo stërvitje e koduar “Mburoja e Arbrit-25” synon integrimin dhe ndërveprueshmërinë e të gjithave strukturave në përbërje të GBKL, si një strukturë e organizuar për detyrë, që formohet nga: bashkimi i kapaciteteve të luftimit, mbështetja me luftim, si dhe mbështetja me shërbime të luftimit, të cilat gjenerohen nga strukturat e Forcës Tokësore dhe të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, - u shpreh në fjalën e mbajtur në këtë ceremoni, ministri i Mbrojtjes.
Kjo stërvitje dislokuese e GBKL i paraprin përgatitjeve për pritjen e stërvitjes së NATO “Defender 2025”, në vendin tonë dhe pjesëmarrjen në stërvitjet e tjera të NATO: Immediate Response - 25, Suber Guardian - 25 dhe Sëift Response - 25, ku Forca Tokësore dhe Grup-Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë ka peshën kryesore.
Komente

Me ushtrin dhe pajistjet qe kemi ne per 24 ore na pushton edhe nje shtet afrikan e jo me kta rrotull qe duan te na shqyejn.Ushtri pa qindra tanke e dhjetra avion e anije nuk mund te quhet ushtri
PërgjigjuUSHTRI PA ARME NUK MUND TE KETE,,,BLEJ NGA NATO 1000 TANKE,,,,500 AUTOBLINDA,,,300 AVIONE,,,300 HELIKOPTERE,,,5000 RAKETA,,,100 ANIJE LUFTE...10.000 ANTITANK,,,5000 TOPA...DHE MORTAJA...DHE HAP UZINAT PER PRODHIM AUTOMATIKESH DHE TRITOLIT NE GRAMSH.....
PërgjigjuKur do na jepni uniforma DHE kepuce se kemi 3 vjet Pa marr
Përgjigju