Komisioni i Sigurisë Kombëtare ka miratuar sot projektligjin, duke i hapur rrugë zbarkimit të mbi 3 mijë ushtarëve amerikanë në Shqipëri, para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, në kuadër të stërvitjes më të madhe ushtarake në historinë e shtetit shqiptar. Stërvitja do të zhvillohet në periudhën 26 prill – 20 qershor 2021 në Shqipëri, nën drejtimin e ushtrisë amerikane, ku do të demonstrojë aftësitë edhe ushtria shqiptare. Në stërvitje do të marrin pjesë edhe 3 100 trupa të vendeve anëtare të NATO-s, si dhe 10 anije, 18 avionë, 19 helikopterë, 6 sisteme raketash patriot, 1000 automjete jo luftarake, tanke, blinda etj.
Miratimi i nismës nga Kuvendi diktohet nga një parashikim kushtetuese, sipas të cilit nëse në stërvitje marrim më shumë se 1 mijë trupa të huaj, vendimi duhet të merret nga Parlamenti. Për të shpjeguar përmbajtjen e projektit, në Komisionin e Sigurisë ishin të ftuar , zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi dhe përfaqësues të lartë të ushtrisë shqiptare.
“Kjo është stërvitja më e madhe në historinë e stërvitjeve ndërkombëtare në territorin e Shqipërisë. Qëllimi i stërvitjes është që trupat tona ushtarake të aftësohen më tej për të pritur dhe për t’u koordinuar me forca ushtarake partnere në stërvitje dhe operacione të përbashkëta. Kjo stërvitje do ta rrisë efektivitetin e përdorimit të kapaciteteve tona ushtarake për të gjitha sfidat e mëvonshme. Në çdo rast prezenca e forcave aleate do të shoqërohet nga ushtarakët tanë”, tha Petro Koçi.
Ndërkaq, relatori i projektligjit, Myslim Murrizi, informoi se në radhët e ushtrisë shqiptare do të marrin pjesë në këtë stërvitje 900 trupa. Në përfundim, Komisioni e votoi më konsensus projektligjin. Nisma do të votohet nga Parlamenti gjatë seancës së radhës. Mbetet për t’u parë nëse projektligji do të dekretohet apo do të kthehet nga Presidenti Ilir Meta, i cili ka paralajmëruar se do të ‘rrëmbejë armët’ në 25 prill.
Stërvitja do të zhvillohet në Komandat e Forcave Tokësore, Ajrore dhe Detare, në garnizonin “Skënderbej”, në bazën ajrore të Farkës, në bazën ajrore të Kuçovës dhe në poligonet stërvitore të Bizës e Fekenit, si dhe në rrugëkalimet ajrore e tokësore për në këto rajone. Komanda e Ushtrisë Amerikane në Evropë do të udhëheqë stërvitjen.
Strukturat dhe elementët e parë të ushtrisë amerikane do të fillojnë të zbarkojnë në Shqipëri që në fillim të muajt prill 2021, për përgatitjen infrastrukturës logjistike për ngritjen e kampeve fushore në të gjitha vendet e dislokimit dhe terrenet stërvitore të ofruara nga ushtria shqiptare.
Nisma për stërvijen në Shqipëri
Kliko këtu për të lexuar dokumetin e plotë
Prezenca e ushtrise anerikane nje dite mbas zgjedhjeve eshte per shmangur planet e Rames per te perdorur policine dhe bere grusht shteti per te mos dorzuar pushtetin ne menyre paqesore. Nato ka te dhena inteligjente.
PërgjigjuO zoteri Grusht Shteti quhet kur ti merr pushtetin me dhune si è beri Saliu, Si do e beje Rama kur e ka vete Pushtetin edhe sikur ta imagjinojme qe do humbe!!! Pushteti dorezohet shume muaj me vone jo nje dite mbas zgjedhjeve
Nuk eshte rastesi 26 prilli,ate dite do ti fitoj zgjedhjet Edi Rama,Basha dhe Iliri te thyer dhe te pashprese do te mu dohen te bejn revulucion.Por aty do te jet NATO,do te shfryetzohet rasti qe te arrestohen politikanet e korruptuar,Nato do te jet faktor sigurie qe do ta perkrah Ramen dhe reformen per drejtsi...urime Edit per ket kordinim.
Përgjigjupo covidi dhe masat apo nuk ekzistojne per te tilla evente?!
PërgjigjuJo vetem Likes Saliut Lulit i kane hyre drithmat nga Amerika dhe NATO por edhe Vucicit ne Beograd dhe Putinit ne Moske.
PërgjigjuNATO TE ARRESTOJE METEN,SALIUN,BASHEN,,DHE KRYEMADHIN,,,ATEHERE MERR FRYME LIRISHT SHQIPERIA...
PërgjigjuKeta mundet ti arrestoje dhe vete populli cfare pret
Si duket edhe nje stervitje ne kuader te Nato duhet ta paraqesin si dicka te organizuar nga Rama por qe armiqte e popullit, Presidenti dhe Opozita duan ta sabotojne. Hajde merre vesh ku ka arritur hipokrizia.
PërgjigjuArdhja e ushtruse se Natis tregon bashkepunimin midis partnereve .Shqiperia eshte Republike parlamentare ,ku parlamenti vendis.Populli i ka deleguar voten deputeteve dhe ata vendosin ne votimqe patjeter do jete pozitiv.Meta nuk besoj ta kthej vendimin
PërgjigjuMe fal o shoku Shqiperia nuk eshte Republike Parlamentare sepse like injoranti eshte vetem kukull. Eshte Republike Parlamentare kur presidenti zgjidhet direkt nga populli dhe jo nga deputetet gje qe nuk ndodh ne Shqiperi
Stervitja me e madhe ne histori ?????? 900 ushtarake shqiptare dhe 3000amerikane.Nuk e kuptoj!!!!!!! Shqiperia para 1990 ka patur 250.000 ushtare te rregullt pa perfshire oficeret etj plus 250.000 trupa rezerviste
PërgjigjuJuli kishim 2500 tanke dhe 250 aeroplane luftarake MIG me te miret ne Ballkan per kohen. LEXO O trushkulur PASTAJ KOMENTO.
O genciii, po kishte ushtare 250 mijë po nuk benin stercitje te tilla ata, i benin stervitjet me gomerë jo me blinda
Nuk e kuptova ne histori pas viteve 90 apo ne historin e shtetit shqiptar Me sa di un nje stervitje esht ber ne vitet 60 ku moren pjes me shum se 100 mij trupa aktiv e rezerv
PërgjigjuBehet fjale per kohen sotme te ndritur,qe figura e kreut te shtetit tall menderen. Kurse ne ate tjetren te tridhte,po ta kishe ne mendje jo te veproje. Ne ate kohe stervitja behej duke ngren buk me caj e djath,kurse sot kercet berxolla. Sot ka ** vuatje**
Ne historine e shtetit shqiptar me trupa te huaj. Atehere ushtaret tane nuk kishin cfare te hanin, hanin opingat pas stervitjes
Mos ja qani hadhin Likes se ka Trimat e Cepanit dhe te Kombinatit, Ndersa Mona ka Bekinat e Jales.
PërgjigjuKush e pyet liken, duke pare se si po ndersen popullin ka te drejte amerika se mos place ndonje lufte civile
Përgjigjushqipria shkemb graniti, like shpalli luft imperializmit amerikan mos u dorzo
Përgjigjuhaha. Mos ta miratonin po tua mbante.
Përgjigjuhahahahahahahahahahaha... te jete mesazh nga amerikanet per Liken thua???... hahahahahahahahaha do i ngelet shpata ne dore me ata 100ra mbeshtetes qe ishin bere gati per lufte..... ec xhixhi, s'te ndihmon dot as Lulushka me Sali beun se kan hallin e tyre!!!!!
PërgjigjuRrëmujë për zgjedhjet shansin më të madh e ka Presidenti dhe Saliu që ka mbi 2 vjet bëjnë thirrje për revolucion përmbysje, thirrje pe lufte e tjera.Ndersa Kryeministri ska arsye te bej thirrje per grusht shteti kur vetë është ne pushtet.Amerika ka ardhur te mbaj të qetë ata qe janë te shqetësuar mjaft kohet e fundit dhe më sa di unë kohet e fundit dit ne qëndrimet e thirrjet janë Salı, Iliri të cilët do ti kontrollojne e te mbajnë të qetë amerikanët