Jenifer Lopez

Stilime nga më të çuditshmet dhe detaje të kthyera në trend, ja disa nga veshjet më të veçanta të yjeve botërorë në tapetin e kuq

13 Korrik 2023, 13:16| Përditesimi: 13 Korrik 2023, 13:28

  • Share

Eventet më magjepsëse ku marrin pjesë personazhet më të njohur në të gjithë botën, karakterizohen nga kujdesi i veçantë që gjithë secili tregon për sa u përket veshjeve, paraqitjes së tyre dhe detajeve që bëjnë kurdoherë diferencën.

Tanimë yjet e tapetit të kuq kanë për qëllim të mahnisin në çdo dalje të tyren, për tu bërë kështu epiqendra e eventit.

Koha e fustaneve me pupla dhe gëzof si një princeshë në tapetin e kuq duket se ka ikur.

Tashmë kryefjalë është kreativiteti dhe guximi. Yjet e famshëm dhe stilistët e njohur na mahnisin çdo herë e më tepër me veshjet e çrregullta, detajet e ndërlikuara dhe të çarat e guximshme.

Ja disa nga veshjet, që nuk mund të kalohen pa i parë më shumë se një herë.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?