Paco Rabanne

Stilisti i njohur ndërron jetë në moshën 88-vjeçare, nisi karrierën duke krijuar bizhuteri për 'Dior' dhe 'Balenciaga'

3 Shkurt 2023, 15:21| Përditesimi: 3 Shkurt 2023, 15:25

  • Share

Paco Rabanne, i njohur më së shumti për parfumet e tij dhe dizajnet e modës, ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare në shtëpinë e tij në Francë.

Vdekja e tij u konfirmua nga 'Puig', kompania e markave të tij, e cila tha se ai kishte shënuar breza me vizionin e tij radikal të modës dhe ideja e tij do të vijojë të jetojë. Rabanne fitoi famë globale për modelet e tij të çuditshme dhe të veshjeve.

Ai e filloi karrierën e tij në modë duke krijuar bizhuteri për Givenchy, Dior dhe Balenciaga dhe themeloi shtëpinë e tij të modës në vitin 1966.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?