Foto nga sfilata e Stefano Riccit

Lifestyle

Stilisti italian prezanton koleksionin e dimrit, ja arsyeja pse zgjodhi Venecian

21 Nëntor 2019, 17:42| Përditesimi: 21 Nëntor 2019, 17:53

  • Share

Stilisti italian Stefano Ricci ka prezantuar koleksionin e tij vjeshtë dimër 2020-2021 në Shën Rokos të Venecias.

Veshjet e mrekullueshme të prezantuara nga Ricci janë ndërthurur me koleksionin më të madh të pikturave në botë të mjeshtrit italian të shekullit të XVI, Tintoretto.

Kostumet e mëndafshta të prezantuara nga Ricci, mund të jenë të qepura më së miri, por sidoqoftë, nuk janë ideale për tu veshur në mesin e përmbytjeve të jashtëzakonshme që kanë mbërthyer Venecian.

Ai kishte një mendim strategjik në lidhje me zgjedhjen e vendit ku do të prezantonte koleksionin.

Xhaketat apo kravatat e lëkurës së dhelprave largojnë sëmundjet dhe veçanërisht përmbytjet, sipas historisë.

Ngjyrat e përdorura në koleksionin e Riccit, lidhen me veprat e Tintorettos.

"Për koleksionin tonë të rradhës, më kujtoni të përfshij edhe çizmet e shiut", është shprehur Filippo Ricci, ndërsa ai prezantoi koleksionin.

Marka e veshjeve për meshkuj dhe aksesorë në Firence janë veshur nga Andrea Bocelli, Morgan Freeman apo Tom Cruise.

Veshjet e papërshkrueshme nga shiu ishin pjesë e koleksionit të stilistit të famshëm italian.

Marka e themeluar në 1972, është investuar në trajnimin e njerëzve në artin e bukurisë, zanatet që përdorin duart.

Shumë të rinj janë bashkuar me persona që kanë 20 vjet përvojë në rrobaqepësi, stoli ose lëkurë.

Shkolla e Shën Rokos është themeluar pasi një grup njerëzish vendosën të mblidheshin dhe të luteshin kundër epidemisë së murtajës që shpesh shkatërronte qytete porte si Venecia.

Ajo u themelua në gjysmën e dytë të shekullit të XV, rreth vitit 1470, ku shumë persona dhuruan dhe e pasuruan vendin.

Tintoretto ka  pikturuar një skenë nga Testamenti i Vjetër në lidhje me një shenjë të dërguar nga Zoti, ku sëmundja vdekjeprurëse goditi përsëri, duke vrarë një të katërtën e qytetit.

Ngjyrat e përdorura në koleksionin e Riccit, lidhen drejtpërdrejt me veprat e Tintorettos.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?