Philipp Plein dhe Lucia Bartoli

VIP & Spektakël

Stilisti milioner Philipp Plein 'vesh' gruan me fustanin e ish të dashurës

19 Nëntor 2019, 15:17| Përditesimi: 19 Nëntor 2019, 15:20

  • Share

Stilisti milioner Philipp Plein prezantoi Lucia Bartolin si gruan e tij zyrtare.

Por marrëdhënia e çiftit të famshëm nuk është aq përrallore sa duket!

Dizenjuesi gjerman ka bërë një gjest që lë vend për shumë dyshime.

41-vjeçari ka rikujtuar ish-të dashurën Justyna Gradek, duke e veshur bashkëshorten e tij Lucia me të njëjtin fustan që i dhuroi polakes kur ata të dy ishin të lidhur, vetëm se jo të kuq, por ngjyrë të bardhë.

Fustani është dizenjuar nga vetë Philipp dhe siç ai e ka zakon, rrobat e markës së tij ja vesh gjithmonë të dashurave modele.

Nuk dihet nëse kjo është bërë sme qëllim nga ata apo vërtet ai nuk e ka harruar ish të dashurën.

Justyna Gradek

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?