Një fustan që të mahnit, kështu kanë qenë fustanet e krijuara nga duart e Lena Berishës, artistes kreative që ka arritur tashmë një sukses të madh ndërkombëtar me krijimet e saj të jashtëzakonshme.
Dizajnerja nga Przreni ka pasur fatin të veshë me krijimet e saj artistë të mëdhenj të botës si këngëtarja Bebe Rexha, Cardi B edhe shumë personazhe të tjerë.
Së fundmi Lena i ka surprizuar të gjithë pasi ka zbuluar se është përzgjedhur nga mbretëresha e popit Beyonce.
“Queen B” ka zgjedhur fustanin e stilistes për klipin e saj të Tiffany & Co dhe dukej e mrekullueshme. Fustani mjaft i veçantë dhe i shndritshëm, është një krijim të cilin Berisha e ka zbuluar edhe më parë dhe tashmë u vesh nga ylli i muzikës.