Nderhyrja kirurgjikale në QSUT

Shëndeti

'Stimulimi i Thellë i Trurit' Në QSUT ndërhyrja kirurgjikale tek pacientja me Parkinson

25 Mars, 11:49| Përditesimi: 25 Mars, 11:58

  • Share

Ekipi i mjekëve në repartin e neurokirurgjisë pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë ka realizuar një ndërhyrje kirurgjikale të suksesshme - DBS (Deep Brain Stimulation), ose Stimulimi i Thellë i Trurit) - te një paciente e moshës 50-vjeçare e diagnostikuar me sëmundjen e Parkinsonit.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha se kjo ndërhyrje specifike dhe tejet e domosdoshme për trajtimin e Parkinsonit, "mbulohet tërësisht nga buxheti i shtetit, duke sjellë zero kosto për pacientin”

Ndërhyrja u krye nga  Prof. Dr. Artur Xhumari, Prof. Dr. Ridvan Alimehmeti, Dr. Gramoz Brace, anestezist-reanimator Dr. Mithat Demneri, neurologet Dr. Shk. Florian Dashi, Prof. Ilirjana Zekja, Specializantët: Dr. Aurora, Dr. Kejsi, Dr. Sidorela, si dhe infermieret: Manjola Pjetri, Ganimete Arapi dhe Anxhela Gjonaj, për të cilët ministrja i shprehu mirënjohje.

Ndërhyrja DBS (Deep Brain Stimulation), ose Stimulimi i Thellë i Trurit, është një procedurë neurokirurgjikale që konsiston në implantimin e elektrodave në zona specifike të trurit për të rregulluar aktivitetin e tij. Këto elektroda lidhen me një pajisje stimulimi (e ngjashme me një pacemaker), e cila vendoset nën lëkurë, zakonisht në kraharor, dhe dërgon impulse elektrike për të moduluar sinjalet nervore.

Nëpërmjet këtij stimulimi, DBS mund të ndihmojë në rregullimin e aktivitetit elektrik të trurit, duke lehtësuar simptomat dhe përmirësuar funksionin motorik apo psikiatrik të individëve që vuajnë nga këto kushte. 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?