Stina e musonëve/ Në një muaj 200 viktima në Indi, Nepal dhe Bangladesh (FOTO)

21 Korrik 2020, 12:31| Përditesimi: 21 Korrik 2020, 12:39

  • Share

Nga 21 qershori e deri më 21 korrik, shirat musonik kanë shkaktuar mbi 200 viktima ndërsa më shumë se 4 milionë njerëz, kryesisht fermerë, janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre në rajonet e Azisë Jugore, të prekur nga një prej niveleve më të larta të reshjeve në dekadat e fundit.

Musonët janë bekim për fushat e Indisë, Bangladeshit dhe Nepalit që presin shira sezonale midis qershorit dhe shtatorit dhe që konribuojnë në rritjen e nivelit të lumenjve Ganges, Brahmaputra dhe Meghna, të cilat shërbejnë dhe si sisteme ujitës që sjellin jetë të tokat e çara nga thatësira. Por gjithnjë e më shpesh, në veçanti këtë vit tashmë të karakterizuar nga kriza e koronavirusit, musonët po kthehen në tragjedi për shumë vende dhe njerëzinë të gjitha vendet e prekura nga pandemia

Çdo vit, situate riciklohet por gjithnjë e më shumë e shoqëruar me parregullsi për shkak të ndryshimeve klimatike dhe përshpejtimit progresiv të shkrirjes së akullnajave, por javët e fundit efektet kanë qenë veçanërisht shkatërruese për një grup faktorësh që nuk janë vetëm natyralë, por edhe njerëzorë, duke pasur parasysh ndryshimet strukturore të terrenit të shkaktuara nga digat, rrugët dhe ndërtesat përgjatë rrjedhës natyrore të 15 lumenjve të ndarë midis Indisë dhe Bangladeshit, dhe të kryqëzuara nga ana tjetër nga 230 lumenj të tjerë që rrjedhin në deltën e Gjirit të Bengalit, ku për vite me radhë ka gjithashtu ngritja progresive të nivelit të detit.

Ndërsa niveli i ujit në shtretërit e lumenjve, dhe të rezervuarëve, vazhdon të rritet, popullata të tëra janë evakuuar me varka por jo të gjithë kanë gjetur strehë në tokat dhe ndërtesat më të larta, ose në fushat e krijuara për pritjen e të përmbyturve dhe refugjatëve klimatikë të mbetur pa ushqim, ujë të pijshëm dhe mbrojtje nga shirat që vazhdojnë pa ndërprerje.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?