Prezantimi i fundit për stinën teatrore 2017-2018 në Teatrin Eksperimental Kombëtar do të jetë komedia “Presidentët” me regjisoren gjermane Sabine Mitterecker. Eksperiencën me aktoret shqiptare regjisorja Mitterecker e cilëson produktive.
Gjuha e teatrit është një gjuhë universale. Pjesa është mjaft interesante, e fortë, ka një poezi brenda të gjithë pjesës dhe është një ushqim si themi ne për publikun e mirë.
Sabine Mitterecker, regjizore gjermane
Edhe aktoret e zgjedhura për të interpretuar në veprën “Presidentët” të autorit Werner Schawab, Adriana Tolka, Ermira Gjata dhe Eni Jani vlerësojnë bashkëpunimin me regjisoren gjermane më frytdhënëse.
Është një eksperiencë shumë e bukur që kam kaluar me zonjën Sabine, e cila ka punuar në mënyrë të përkushtuar jo vetëm me pasion, por edhe me profesionalizëm shumë të lartë.
Aktorja Ermira Gjata
Ajo që mua më bëri të kisha përgjegjësi dyfish për këtë pjesë është puna që bëhet me aktorët, sepse në përgjithësi për fat të keq tek shfaqjet që vihen nuk punohet kaq seriozisht me rolin.
Aktorja Eni Jani
Puna jonë ka pasur sa profesionalizëm aq edhe ngrohtësi njerëzore, regjisorja me ne, ne me regjisore
Aktorja Adriana Tolka
Presidentët, një shfaqje që vjen në bashkëpunim me Ambasadën e Austrisë në Tiranë, në kuadër të vitit kulturor Shqipëri-Austri