Dragan Stojkovic, trajneri i kombëtares së Serbisë në futboll

Sport

Stojkovic apel futbollistëve të Serbisë: Për mua ndeshja kundër Shqipërisë është më e rëndësishmja (Dëmtimet)

6 Tetor, 13:03| Përditesimi: 6 Tetor, 13:35

  • Share

Të shtunën në orën 20:45 në stadiumin e Leskovacit luhet ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026. Për të komentuar këtë duel, para medieve doli edhe trajneri i Serbisë, Dragan Stojkovic. Ai tha se kanë disa mungesa me rëndësi, teksa vlerësoi kombëtaren tonë duke e quajtur ndeshjen më të rëndësishme. Stojkovic bëri apel për tifozët serbë që do jenë në stadium që të mendojnë vetëm për futbollin gjatë 90 minutave.

"Apeli? Do të doja t'u bëja thirrje të gjithë atyre që vijnë në stadium që ndeshja kundër Shqipërisë të zhvillohet në mënyrë të drejtë dhe korrekte në stadium. Nuk do të doja që ne të bënim ndonjë budallallëk ose të ndëshkoheshim. Duhet të përqendrohemi ekskluzivisht te futbolli në 90 minutat që luhet ndeshja. Ashtu siç ishim atje të përqendruar vetëm te sporti dhe futbolli, duhet të jetë e njëjta gjë edhe në Leskovac.

Ndeshja më e rëndësishme - Si mund të mos jetë Shqipëria një kundërshtar tërheqëse? Nuk ke mundësi të luash kundër Francës, Anglisë, Gjermanisë apo Portugalisë çdo ditë. Duhet të luash edhe këtë ndeshje. Për disa është, për disa jo, por për mua është ndeshja më e rëndësishme. Shqipëria është një ekip i shkëlqyer dhe me cilësi shumë të lartë. Ata janë rivalët tanë më të mëdhenj në grup.

Dëmtimet? Si gjithmonë, nuk fshehim asgjë, ka pasur disa ndryshime. Kemi një listë të gjatë lëndimesh. Lëndim i Sasa Lukic, pushime për 4-6 javë, Ivan Ilic ka një dëmtim në pulpë, ju tashmë e dini për Katain që ai ka një dëmtim në gju, Kosta Nedeljkovic ka qenë jashtë stërvitjes për dy muaj, Gudelj ndjeu dhimbje në zonën e legenit të djathtë mbrëmë, Vanja Milinkovic Savic telefonoi mjekun mbrëmë se kishte dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës dhe se luajti nën injeksione, lexoi Stojkovic", tha Dragan Stojkovic.

Ndeshja është vlerësuar si e një rrezikshmërie të madhe nga FIFA, duke dërguar dy oficerë sigurie. Veç zhvendosjes së sfidës nga Beogradi në Leskovac për shkak të frikës nga huliganët dhe klimës së tensionuar politike, Federata Serbe e Futbollit nuk nxorri në shitje asnjë biletë.

6500 tifozët serbë në Leskovac do jenë me ftesa dhe të përzgjedhur, përfshi futbollistë nga akademitë e futbollit. Serbia është e dënuar që këtë duel ta zhvillojë me reduktim të 20 përqind të kapacitetit të stadiumit.

Veç anës historike, dueli në fushë merr një tjetër karakter pasi vendos shumë për fatet e Grupit K kualifikues të Kupës së Botës. Pas pesë sfidave të luajtura, Anglia me 15 pikë mban kreun duke lënë pas Shqipërinë me tetë pikë. Serbia me shtatë pikë ndodhet në pozitën e tretë, por ka një ndeshje më pak. Më pas vijnë Letonia (4 pikë) dhe Andorra me zero pikë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD pritet të mbështesë kandidatë të pavarur në 6 Bashki, si e vlerësoni?