Edmond Stojku, i cili ka qenë edhe anëtar në Komisionin parlamentar për shkarkimin e Ilir Metës, tha se ky vendim u mor për të mirën e Shqipërisë dhe në mbrojtje të interesave të vendit. Stojku tha në emisionin ‘Repolitix’ se shkarkimi i tij nuk ka qenë një proces i thjeshtë, por ishte një proces në shërbim të vendit, ndërsa shprehu bindje se dhe Gjykata Kushtetuese do të vendos për shkarkimin e tij.
“Absolutisht se në gjithë botën numërohen me gishtat e dorës proceset për largimin e Presidentit. Në kemi hyrë në këtë proces për të mbrojtur interesat e Shqipërisë dhe kushdo që është kundër Shqipërisë, parlamenti duhet ta marrë në konsideratë. Fakti që u shkarkuar dhe 104 deputetë votuan por mendoj se vendimi në radhë të parë është bërë politike dhe më pas teknike e juridike që do e shikojë Gjykata Kushtetuese. Ky nuk ka qenë një proces i thjeshtë dhe as i lehtë dhe as për inat të dikujt, por një proces në shërbim të Shqipërisë”, tha Stojku.
Kuvendi mbylli sot dhe legjislaturën e 9, që shënoi 4-vjeçarin 2017-2021. Ky kuvend nuk ka qenë aspak i zakontë dhe ajo për të cilën do të mbahet mend është edhe shkarkimi i presidentit Ilir Meta, i pari në historinë Shqipërisë. Shkarkimi i tij u votua me 104 vota pro më 9 qershor 2021. Pas vendimit të Kuvendit, i takon Gjykatës Kushtetuese të vendosë përfundimisht për shkarkimin ose jo të tij. Nëse edhe Gjykata Kushtetuese vendos për shkarkimin e tij, Ilir Meta bëhet kështu Presidenti i parë i shkarkuar ndonjëherë në historinë e shtetit shqiptar.
Lajmi kryesor:
Repolitix/ Aleati i Bashës akuza të forta: Numëruesit e PD më morën votat! Stojku: Shkarkimi i Metës për të mirën e Shqipërisë
//ReportTv.al