Stokholm/ Prej Covid nuk do të ketë ceremoni për ndarjen e Çmimeve Nobel…nuk kishte ndodhur që nga viti 1944

22 Shtator 2020, 16:28| Përditesimi: 22 Shtator 2020, 16:34

  • Share

Për herë të parë që nga viti 1944, nuk do të ketë asnjë ceremoni të ndarjes së Çmimeve Nobel. Ato do të shpallen vetëm në internet për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Kështu u deklarua sot Fondacioni Nobel, i cili administron ndarjen e çmimeve prestigjioze.

Lars Heikensten, drejtori i përgjithshëm i Fondacionit Nobel, tha se për shkak të masave të kufizimeve, nuk është e mundur të mblidhen deri në 1.300 mysafirë.

Ai tha se për shkak të pandemisë është e pasigurt nëse fituesit e çmimeve do të mund të udhëtojnë në Suedi.

"Ky është një vit shumë i veçantë kur të gjithë duhet të bëjnë sakrifica dhe t'u përshtaten rrethanave plotësisht të reja, por ne do t'u kushtojmë vëmendje të ndryshme fituesve të çmimeve, zbulimeve dhe veprave të tyre", tha Heikensten në një deklaratë.

Presidenti i SHBA, Donald Trump e ka quajtur si një arritje të madhe marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë. Gjatë një tubimi për fushatën elektorale në Karolinën Veriore Trumo ai theksoi se marrëveshja e 4 shtatorit është për Çmim Nobel.

Lideri opozitar rus Alexei Navalny, është propozuar si kandidat për Çmimin Nobel për Paqen, nga profesorët  e Universitetit Rutgers të Nju Xhersit, njoftoi një nga profesorët  Sergei Erofeev në Facebook.

Presidenti Amerikan Donald Trump është dominuar për Çmimin Nobel të Paqes për 2021. 

Shkak për këtë propozim është bërë nënshkrimi i marrëveshjeve të paqes mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara.

Në vitin 2019 Nobeli për Letërsi shkoi për shkrimtarin austriak Peter Handke, i akuzuar si ithtar i Sllobodan Millosheviçit, gjë që provokoi reagime të shumta jo vetëm në Kosovë dhe Shqipëri por edhe në arenën ndërkombëtare

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?