Stoku i dosjeve pas shkarkimeve nga vettingu, KLGJ shpall 16 pozicione të lira në Gjykatat e Apeleve

29 Maj 2020, 11:29| Përditesimi: 29 Maj 2020, 11:47

  • Share

Stoku i dosjeve të krijuara në Gjykatat e Apeleve, pas shkarkimit të gjyqtarëve nga vettingu, por edhe dorëheqjet ka bërë që Këshilli i Lartë Gjyqësor të hapë garën për ngritjen në detyre të gjyqtarëve nga shkallet e para.

Gazetari i Report TV, Arsen Rusta raporton se KLGJ vendosi hapjen e procedurës së ngritjes në detyrë të gjyqtarëve për 16 pozicione të lira në gjykatat e Apelit.

Më konkretisht: 2 në Durrës, 1 në Gjirokastër, 2 në Korçë, 1 në Shkodër, 7 në Tiranë, 1 në Vlorë dhe 2 në Gjykatën Administrative të Apelit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?